Liljana Baku është gjyqtarja e Krimeve të Rënda e cila mori vendimin për bllokimin e pasaportës të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Ajo është gjyqtarja e çështjes së Nezar Seitit, i cili akuzohet si bashkëpunëtor i Habilajve dhe u ekstradua në Itali.
Baku ka qenë pjesë e pesëshes të gjykatësve që lanë të lirë Arben Frrokun duke lënë pa autor vrasjen e komisarit, dëshmor i Atdheut, Dritan Lamaj.
Gjithashtu Baku ka gjykuar edhe çështjen e imamëve të vetëshpallur të akuzuar për terrorizëm.
Ndërsa ka dhënë vendimin edhe për Ermal Hoxhën, nipin e Enver Hoxhës për dosjen “Xibraka” si dhe pjesëtarë të tjerë të grupit të kokainës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/