Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DOKUMENTI/ Gazeta e Carlo Bolinos zbulon pagën e Alfred Pezës në media dhe ngre disa pikëpyetje

18/01/2017
DOKUMENTI/ Gazeta e Carlo Bolinos zbulon pagën e Alfred Pezës në media dhe ngre disa pikëpyetje
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një nga argumentet kryesore mbrojtëse të deputetit të Partisë Socialiste, Alfred Peza, për kursimin e 1.13 miliardë lekëve, janë rrogat e larta si ish-gazetar.
Duke hedhur poshtë dyshimet mbi ligjshmërinë e burimit të parave të kursyera, Alfred Peza ka ritheksuar se ka fituar mijëra euro si ish-drejtor informacioni tek Ora News.
“Ore ky Alfred Peza kur ka punuar tek Vizion Plus, pse e ka pasur 10 milionë lekë rrogën në muaj?
Ky Alfred Peza kur punonte tek Ora News, pse fitonte kaq mijëra e mijëra euro që e di gjithë Shqipëria”, është shprehur Peza, duke nënkuptuar se tek Ora News ka pasur një rrogë më të madhe se në çdo media tjetër ku ka punuar.
Ndërkaq, Shqiptarja.com zbardh një dokument, i paraqitur para gjykatës për një çështje private, nga i cili rezulton se, paga bruto e Alfred Pezës tek Ora News ishte 80 mijë lekë në muaj. Në vitin 2010, për një çështje private, Peza ka paraqitur një vërtetim page, lëshuar nga Ora News.
Sipas dokumentit zyrtar që punëdhënësi ia ka lëshuar Pezës, rroga e këtij të fundit rezulton 80 000 lekë. Meqenëse në vërtetim reflektohet paga bruto, paga e tij neto është rreth 60 mijë lekë.
“Sipas vërtetimit 04. 03. 2010 të lëshuar nga RTV, Ora News, rezulton se paga mujore bruto e të paditurit është 80 000 lekë në muaj”, thuhet në vendimin e gjykatës.
Siç duket, rroga e deklaruar me vërtetim para gjykatës rezulton disa herë më e ulët se sa paga që pretendon Peza publikisht.
Pas publikimit të këtij dokumenti, natyrshëm lindin disa pikëpyetje. Kë duhet të besojmë; Deklaratat publike të Alfred Pezës për pagë mijëra euro në muaj apo pagën e deklaruar para gjykatës?
A e ka deklaruar një pagë të tillë ish-punëdhënësi i Pezës edhe në tatime? A është paguar vërtetë Alfred Peza me 60 mijë lekë në muaj apo punëdhënësi, në rastin konkret Ora News, ka deklaruar një pagë disa herë më të ulët edhe në tatime, për të shmangur taksat?

dok_copy_1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

09/05/2026
Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

09/05/2026
Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

09/05/2026
Berisha: Belinda bën ligjin në partinë e krimit. Jo vetëm Spiropalin, por ka zhdukur edhe dikë tjetër

Berisha: Belinda bën ligjin në partinë e krimit. Jo vetëm Spiropalin, por ka zhdukur edhe dikë tjetër

09/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

09/05/2026
Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

09/05/2026
Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

09/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.