Si asnjëherë më parë, Shqipëria është vene ne qender te vemendjes se disa mediave të huaja me praninë e tre këngëtarëve shqiptare në Eursong edhe pse Greqia nuk u duket shumë e “lumtur” për këtë fakt.
Fotoja e Eugent Bushpepës dhe Eleni Foureira-s e publikuar online teksa bënin simbolin e shqiponjës me duar, u bë virale dhe mediat në Shqipëri te nxituan me krenari ta pasqyronin dhe ta komentonin gjeresisht.
Por duket se kjo e ka bërë Greqinë të pa kënaqur. Gazeta britanike “Mirror” shkruan në një artikull se bukuroshja nga Fieri u bë pjesë e industrisë së muzikës në shtetin fqinj, ardhjen deri në Eurovizsion me pëfaqësimin e Qipros, pas disa tentativash për të përfaqësuar Greqinë, të cilat nuk i fitoi dot. Më së fundi polemika e grekëve për shkak të fotos me Bushpepën duket se e ka përqëndrua të gjithë vemendjen tek ajo.
Gazeta shkruan se ajo : “Për të treguar mbështetje për vendin e saj të lindjes, bëri gjestin shqiptar të shqiponjës me përfaqësuesin e Eurovizionit të Shqipërisë, Eugent Bushpepa. Foto u bë virale në Shqipëri, por nuk shkoi dhe aq mirë në Greqi”
Eleni ka fituar popullaritet për shkak të talentit të saj, performancës së këngës “Fuego”, që po kthehet në hit dhe po komentohet si një ndër favoritet për të fituar Eurovisionin e 2018, por edhe detaji i kësaj foto e ka vënë atë në qëndër të vëmendjes. Gjesti i Elenit që bëri për vendin e origjinës së saj nuk kishte si qëllim provokimin e grekëve por thjesht një thirrje e brendshme që vjen nga gjaku.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/