Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Eksportet në vitin 2016, rajoni me rritje dyshifrore, Shqipëria me zero

18/01/2017
Eksportet në vitin 2016, rajoni me rritje dyshifrore, Shqipëria me zero
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shqipëria dhe  Kosova  kanë pasur performancën më negative të eksporteve përgjatë vitit 2016, ndërsa Maqedonia, Serbia, Bosnja, Mali i Zi i janë gëzuar rritjes së lartë, shpesh edhe dyshifrore, sipas të dhënave krahasuese të publikuara nga Komisioni Europian. Edhe në raport me madhësinë e ekonomisë, Shqipëria paraqitet më dobët.
INSTAT raportoi dje se eksportet në 2016-n ishin rreth 1.8 miliardë euro, me një rritje të papërfillshme prej 0.1% në raport me vitin e kaluar. Pas një gjysme të parë të vitit me tkurrje, që arriti deri në -8%, pjesa tjetër e vitit ishte më pozitive, duke rikuperuar këtë humbje. Në total, 63% e eksporteve shqiptare kanë si avantazh kryesor konkurrues krahun e lirë të fuqisë punëtore (industria me material porositësi, kryesisht këpucë e tekstile) dhe shitjen e lëndës së parë natyrore, kryesisht bruto, të papërpunuar. Mjaftoi një rënie e çmimeve të naftës dhe eksportet shqiptare dolën zbuluar. (Eksportet e mbyllin vitin me rritje zero, shtohet rreziku i varësisë nga një grup i vetëm)
Ndryshe nga Shqipëria, Maqedonia ka regjistruar rritje pozitive, që është përshpejtuar nga 6% në tremujorin e dytë në 18% në të tretin (për krahasim në Shqipëri, për tremujorin e tretë, ndryshimi vjetor i eksporteve ishte -4.4%). Produktet kryesore të eksportuara janë katalizatorët (rreth 1.2 miliardë dollarë, apo sa gati 60% e gjithë eksporteve shqiptare), centrifugat ($425M), xeherorët ($383M), fije dhe kabllo elektrike ($255M) veshje për femra ($194M), sipas burimeve zyrtare. Në total, eksportet e Maqedonisë, (një ekonomi me madhësi më të vogël se e jona), janë rreth 5.2 miliardë euro, apo gati trefishi i atyre shqiptare.
Në Mal të Zi, eksportet u rritën përkatësisht me 28.4% dhe 14.6% në tremujorin e dytë dhe të tretë shkruan Monitor.
Në Serbi, eksportet kanë shënuar rritje me bazë vjetore prej rreth 10% për tremujorin e dytë e të tretë, në Bosnjë me rreth 8-10%.
Edhe në raport me madhësinë e ekonomisë (Prodhimin e Brendshëm Bruto, PBB), Shqipëria ka performancën më negative. Eksporti i mallrave dhe shërbimeve në Shqipëri është rreth 27% e PBB-së, në Maqedoni është rreth 50% e PBB-së, në Serbi po rreth 50% e PBB-së, në Mal të Zi rreth 42% e PBB-së dhe në Bosnjë 35.1.
I vetmi vend me të cilin mund të krahasohemi është Kosova, që ka shënuar rënie të fortë të eksporteve përgjatë 2016-s (-17.7% në tremujorin e tretë) dhe i ka eksportet e mallrave e shërbimeve sa 19% e PBB-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

19/03/2026
Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

19/03/2026
Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Takimet e deputetëve të PD në Bundestag dhe në qeverinë gjermane, axhendë e ngjeshur

19/03/2026
Ahmetaj, qeveria nuk ka një plan për krizën energjitike që përfshin biznesin e madh

Caktohet gjykatësi i çështjes Ahmetaj për seancën paraprake

19/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

19/03/2026
Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

19/03/2026
Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Takimet e deputetëve të PD në Bundestag dhe në qeverinë gjermane, axhendë e ngjeshur

19/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.