Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Meta i jep titullin “Mjeshtër i madh” Sulejman Demollarit: Nxitje për brezat e rinj

11/05/2018
Meta i jep titullin “Mjeshtër i madh” Sulejman Demollarit: Nxitje për brezat e rinj
Share on FacebookShare on Whatsapp

Presidenti, Ilir Meta i ka akorduar titullin “Mjeshtër i madh” personalitetit të shquar të sportit, Sulejman Demollari. Motivacioni i titulli është: “Në vlerësim të talentit, profesionalizmit dhe rezultateve të larta, si futbollist me një karrierë shumë të suksesshme në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare, duke shpalosur vlerat e një sportisti model, shembull frymëzimi për të gjithë futbollistët e rinj”.

 

 

Në ceremoninë e organizuar në Presidencë, i pranishëm është edhe kreu i FSHF, Armando Duka, ambasadorë dhe personalitete të shquara të sportit. Gjatë fjalës së tij Meta tha se karriera sportive e Demollarit ka qenë e jashtëzakonshme, ndërsa shtoi se ai është përfaqësues i denjë dhe autoritet me peshë i futbollit shqiptar.

“Titullin ‘Mjeshtër i madh’ Demollari e ka marrë në fushën e lojës, atë ia kanë “dhënë” tifozët shqiptarë prej vitesh. Demollari, model i shkëlqyer i sportistit shembullor dhe i “fair play”. Ai ishte lojtari model i Dinamos dhe më i spikaturi i këtij ekipi. Figura e Demollarit është nxitje për brezat e rinj për t’u marrë me sport e për të qenë të suksesshëm në jetë. Shembulli i jetës, veprimtarisë dhe sjelljes sportive të Demollarit ka qenë dhe mbetet një burim i rrallë frymëzimi, sidomos për të rinjtë e sotëm. Demollari ka forcuar ndjenjat e krenarisë kombëtare, do të jetë ambasadori i përhershëm i Shqipërisë në botë. Kam fatin dhe rastin të vlerësoj një nga figurat më të spikatura dhe talentet e rralla e të papërsëritshme të futbollit tonë. Demollari, solisti magjepsës i lojës së bukur, njëri nga sportistët më të talentuar dhe të suksesshëm të kombit tonë. Demollari përfaqësues i denjë dhe me autoritet në futbollit edhe në arenën ndërkombëtare. Të gjithë sportadshësit shqiptarë e kanë të gdhendur në kujtesën e tyre lojën e tij virtuoze me “Dinamon” e me Kombëtaren dhe sidomos golat e mahnitshëm të shënuar gjatë tri dekadave”, tha Meta.

Ndërkohë, Sulejman Demollari e cilësoi këtë një ditë të vençantë për të. “Ditë e veçantë për mua e jetën sportive. Falenderoj përzemërsisht e me mirënjohje Presidentin Ilir Meta. Presidenti përherë ka vlerësuar sportistët dhe kontributet e tyre ndër vite. Titulli “Mjeshtër i madh” që më akordoi Presidenti i përket futbollit shqiptar dhe tifozëve kuqezi”, tha Demollari.

Tags: Ilir Metasulejman demollarititull

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

19/03/2026
Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Takimet e deputetëve të PD në Bundestag dhe në qeverinë gjermane, axhendë e ngjeshur

19/03/2026
Ahmetaj, qeveria nuk ka një plan për krizën energjitike që përfshin biznesin e madh

Caktohet gjykatësi i çështjes Ahmetaj për seancën paraprake

19/03/2026
Drejtori i policise shkarkon oficerin, i doli video ne rrjete sociale

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, emrat shkojnë për verifikim në SPAK

19/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

19/03/2026
Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Takimet e deputetëve të PD në Bundestag dhe në qeverinë gjermane, axhendë e ngjeshur

19/03/2026
Ahmetaj, qeveria nuk ka një plan për krizën energjitike që përfshin biznesin e madh

Caktohet gjykatësi i çështjes Ahmetaj për seancën paraprake

19/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.