“Rama kapi Prokurorinë për të shpëtuar Tahirin”

“Rama kapi Prokurorinë për të shpëtuar Tahirin”

82
0
Shares

Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku ka shkarkuar sot nga detyra e kreut të Prokuroisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, i cili njëkohësisht është edhe prokurori që heton Saimir Tahirin.

Vendimi duket se do të sjellë reagime të shumta politike.

Reagimi i parë ka ardhur nga PD. Nënkryetari i PD-së Edi Paloka ka reaguar me një status në Facebook.

Reagimi i Edi Palokes ne Facebook

Çështja “u zgjidh”; prokurori i krimeve të rënda që gjashtë muaj më parë kërkoi arrestimin e Tahirit sot, sipas mediave, është shkarkuar .

Gjashtë muaj më parë u sulmuan e kërcënuan nga kazani dhe deputetet e Ramës. I sulmuan si “tropojanë” dhe i kërcënuan publikisht me vettingun. Sot ka ardhur akti i fundit.

Gjithçka e paralajmëruar nga PD po vërtetohet pikë për pikë. Rama kapi prokurorinë pikërisht për të shpëtuar Tahirin dhe kokën e tij.

Vettingu nuk po përdoret për të pastruar drejtësinë, por si mjet presioni ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Ky është fundi…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY