Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme. Me armë e dhunë është grabitur posta sekrete e prokurorisë Durrësit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30.
Persona të armatosur dhe ende të paidentifikuar kanë grabitur postën sekrete.
Burime bëjnë të ditur se në prokurorinë e Durrësit gjenden disa prej dosjeve edhe për ish-zyrtarë të lartë të vendit.
Kjo është një postë që shoqërohet nga persona të veçantë, të cilët janë përgjegjës për sigurinë e dokumenteve.
Informacion paraprak i Policisë së Durrësit
Më datë 08. 05. 2018, rreth orës 10:30 – 11:00, në lagjen Nr. 11, në afërsi të Postës në Durrës, shtetasi I. K., me punë korrier pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës është sulmuar nga dy persona të paidentifikuar , të cilët i kanë marrë disa materiale që i kishte tërhequr nga Posta.
Nga ana jonë po punohet intensivisht dhe po kryhen të gjitha veprimet e duhura hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës me qëllim identifikimin e autorëve, kapjen e tyre dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/