Ndersa po shpjegonte detaje ne lidhje me trafikantet shqiptare qe u kapen ne Spanje, gazetari i kronikes Artan Hoxha tha se kartelet kolumbiane kane krijuar lidhje ne veri te Shqiperise.
Gazetari investigativ Artan Hoxha zbuloi detaje të reja për dy shqiptarët e arrestuar dje në Spanjë gjatë një operacioni të policisë së Madridit ku u kap 1 ton kokainë.
Hoxha tha jo më kot shqetësimi i policisë amerikane për kriminalitetin në Shqipëri është rritur, për shkak të shtimit të rasteve të lidhjes së shqiptarëve me bandat kolumbiane.
Sipas tij, ekziston frika se karteli i rrezikshëm kolumbian ka krijuar një strukturë në Shqipëri dhe kryesisht të lidhurit me kolumbianët janë veriorët.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/