Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PARADOKSI/ Shqipëria, vendi më bujqësor i rajonit, por importuesi më i madh i ushqimeve

20/01/2017
PARADOKSI/ Shqipëria, vendi më bujqësor i rajonit, por importuesi më i madh i ushqimeve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Bujqësia shqiptare në raport me Rajonin ka dyfishin e peshës në PBB dhe punësim, por furnizon tregun vendas me produkte shume herë më pak.
Në mesin e pesë vendeve në Rajon, Shqipëria ka deficitin më të lartë tregtar të produkteve ushqimore. Bilanci i tregtisë së ushqimeve në Shqipëri është negativ me -513 milionë euro,çka do të thotë se Shqipëria për nevojat e konsumit të brendshëm importon ushqime gjysmë miliardi euro më shumë se eksporton. Por nga ana tjetër sektori i Bujqësisë zë 41 për qind të kontributit në punësim dhe 22 për qind të peshës në PBB, sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2015.
Në vendet e rajonit ky hendek është mjaft më i ulët, madje Turqia dhe Serbia janë eksportuese neto të ushqimeve.
Maqedonia ka vetëm 110 milionë euro deficitin tregtar të produkteve ushqimore, ndërsa pesha e bujqësisë në PBB-në e Maqedonisë është 11% dhe sektori zë vetëm 18 për qind te kontributit ne punësim.
Mali i Zi e  është importues neto me 394 milionë i ushqimeve në tregtinë me BE-në. Vendi fqinje edhe pse ka një ekonomi më të vogël dhe është një vend që nuk bazohet tek bujqësia e ka raportin e mbulimit të importeve me eksportet bujqësore me të lartë se Shqipëria. Në Malin e Zi, sektori bujqësor zë 9.8% të peshës në PBB, ndërsa kontribuon vetëm 7 për qind në punësim.
Ndërsa në Serbi eficensa e sektorit është edhe më e lartë, ku pesha e bujqësisë është vetëm 8 për qind e PBB, teksa vendi është eksportues neto i prodhimeve ushqimore me 938 milionë euro, teksa kontributi i sektorit në punësim është vetëm 20 %.
Bujqësia në Shqipëri, avantazhin e vetëm konkurrues, ka klimën e ngrohtë që mundëson nxjerrjen e prodhimeve në treg një muaj para rajonit dhe kjo nuk është pak. Subvencioni nuk po funksionin dhe nafta nuk rimbursohet. Në Maqedoni, nafta e kuqe për bujqësinë jepet me 50 lekë, ndërsa në Shqipëri, fermerët e blejnë njësoj si linjat e tjera të biznesit me çmimin e tregut, me 150-160 lekë, pa asnjë diferencë.
Në Greqi dhe Maqedoni, fermerët subvencionohen direkt mbi prodhimin dhe fondet publike e mbulojnë riskun që mund të vijë nga ndryshimi i klimës ose mungesa e tregut. Por në Shqipëri mungojnë politikat mbrojtëse, edhe pse vendi po shkon me hapa të shpejtë drejt hapjes së tregjeve për shkak të integrimit në BE. Të mbjella në ngastra të vogla dhe në këtë mënyrë të pa standardizuara, prodhimet shqiptare e kanë të pamundur të marrin certifikatën e cilësisë dhe për rrjedhojë, të eksportohen lirshëm në tregjet e BE–së. Monitor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

19/03/2026
Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

19/03/2026
Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

19/03/2026
Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

19/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

19/03/2026
Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

19/03/2026
Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

19/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.