Kryeministria ka mobilizuar strukturat e PS-së dhe njerëzit pranë Ramës, për të përhapur sa më shumë mesazhet e këtij të fundit. Rama ka kërkuar vëmendje gjatë fjalës së sotme për ceremoninë e 6 vjetorit të 21 Janarit.
Një mesazh i përbashkët i është dërguar strukturave të PS-së dhe drejtuesve të administratës publike, ku kërkohet të shpërndajnë në rrjetet sociale sa më shumë fjalën e kryeministrit. Lapsi.al zbulon tekstin e këtij mesazhi.
“Goca dhe cuna pershendetje te gjitheve!Sot eshte dite historike per ngjarje e 21 Janarit!Kryeministri flet LIVE ne facebook ,prandaj le ti bejme sa me shume share ne menyre qe Mesazhi yne te ndiqet dhe te percillet ne sa me shume njerez.Forca!Share,share,share.Suksese!”, thuhet në mesazh.
Është nga ditët e vecanta sot kur një postim i kryeministrit është shpërndarë rreth 4 mijë herë. Mësa duket mobilizimi bëka punë
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/