Një vajzë 4-vjecare shqiptare u gjet e mbytur në pishinën e një hoteli në një ishull grek. Ngjarja ka ndodhur në ishullin Naksos të Greqisë. Vajza ishte në hotel bashkë me nënën e saj që punonte atje. Mendohet se fëmija ran ë pishinë pasi i ka shpëtuar kujdesit të nënës së saj.
Mjekët e ishullit bënë të pamundurën të shpëtojnë jetën e fëmijës, por nuk ja dolën. Nëna shqiptare punonte në hotel dhe e kishte marrë me vete në punë vajzën e vogël me emrin Katerina sepse nuk kishte njeri që të kujdesej për të.
Policia ka arrestuar pronarin e hotelit dhe përgjegjësit e pishinës për mos mbajtje të masave te sigurisë dhe mungesën e mbikëqyrjes se fëmijëve, njoftojnë mediat greke.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/