Zbardhet vendimi i gjykatës suedeze, ja pse nuk u pranua Majollari

Zbardhet vendimi i gjykatës suedeze, ja pse nuk u pranua Majollari

167
0
Shares
Mario Majollari

Zbardhet vendimi i Gjykatës së Goteborgut në Suedi dhe arsyet pse iu refuzua kërkesa për azil Mario Majollarit, i vrarë të martën në mbrëmje në zonën e Kinostudios.

Në një kopje të këtij vendimi që disponon edhe Televizioni Klan, thuhet se historia dhe provat e të riut shqiptar nuk kishin qenë bindëse dhe se në Shqipëri atij mund t’i ofrohej një mbrojtje e pranueshme.

“Nga informacionet e dhëna nga vendi, duket se sistemi ligjor i Shqipërisë, përkundër mangësive ekzistuese, në përgjithësi mund t’u ofrojë qytetarëve individual një nivel të pranueshëm mbrojtjeje nga gjakmarrja. Mario Majollari nuk e ka shfrytëzuar potencialin për mbrojtje në vendin e tij të origjinës. Prandaj ai duhet të kontaktojë autoritetet për ndihmë dhe mbrojtje”.

Mario Majollari kishte pretenduar në Gjykatë se rrezikohej të vritej nga pjesëtarët e familjeve Gjuzi dhe Nela. Kjo pasi babai i tij, kishte vrarë dy persona. Nëpërmjet avokatit të tij, Majollari ishte shprehur se ishte përndjekur nga të afërm të viktimave. Dyshimet janë se ndjekësi mund të ketë qenë Kastriot Gjuzi, i cili tashmë është në kërkim nga policia si autor i vrasjes së 28-vjeçarit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY