DETAJE & FOTO/ Dyshimet për motivin e vrasjes së sotme në “Kinostudio”,...

DETAJE & FOTO/ Dyshimet për motivin e vrasjes së sotme në “Kinostudio”, babai i viktimës vrau dy persona 8 vjet më parë

316
0
Shares
Mario Majollari

Për vrasjen e mbrëmjes së sotme në Tiranë, ende nuk dihen shkaqet, por duket se vrasja e tij ka lidhje me hakmarrjen, pasi babai i tij, është dënuar me burg përjetë. Avni Majollari është dënuar me burg përjetë për dy vrasje të ndodhura në vitin  2000.

Avni Majollari

Avni Majollari në vitin 2000 ka vrarë pas një konflikti me armë zjarri shtetasit Armando Nelaj dhe Ilir Gjuzi, në segmentin rrugor Tiranë – Dajt. Majollari u dënuar me burgim të përjetshëm dhe u arrestua në fillim të marsit të vitit 2014. Gjatë momentit të kapjes, Avni Majollari mbante në dorë një pistoletë tip “TT” ku pas kontrollit të imtësishëm në banesës ju gjet një automatik kallashnikov, një pistoletë tip “Cervena Zastava” si dhe një sasi e konsiderueshëm fishekësh e municionesh.

Avni Majollari

Mario Majollari u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e sotme në një rrugicë në zonën e Kinostudios. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 minuta, pranë një karburanti dhe një picerie. Viktima ishte duke shkuar në banesë në momentin që është qëlluar me armë zjarri nga makinë në lëvizje. Autori e ka qëlluar tre duke e lënë të vdekur në vend.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa përpos postblloqeve, burimet thonë se blutë janë vendosur në ndjekje të një makine, e cila është larguar në drejtim të Dajtit, ku dyshohet se janë fshehur autorët. Ndërkohë që janë marrë në pyetje dëshmitarët që ndodheshin në zonë për të identifikuar autorët, pasi zona ku ndodhi vrasja nuk ka kamera sigurie. Autorët janë kujdesur që të mos lenë gjurmë duke zgjedhur një rrugicë për t’i bërë pritë duke e vrarë të riun.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY