Ambasadori britanik në Shqipëri, Duncan Norman deklaroi nga Shkodra se numri i kriminelëve shqiptarë në vendin e tij po kthehet në shqetësim.
Ai tha se aktualisht janë 762 shqiptarë në burgjet e Anglisë.
“70 për qind e tyre vijnë nga Shkodra, Kukësi dhe Dibra. Pjesa më e madhe e tyre janë të dënuar për trafik droge. Kemi një rritje të numrit të shqiptarëve që merren me krime. Krimi i organizuar është një dëm i madh për shoqërinë shqiptare,” tha ambasadori.
Këto ditë, Londra po njeh një valë në rritje të krimit.
Një deputet laburist tha se bandat e drogës nga Europa Lindore kanë sjellë këtë situatë të krimit të dhunshëm në Londër.
David Lammy bëri një krahasim me dramën “McMafia”.
Sipas tij, liderët politikë nuk po bëjnë asgjë. Lammy tha se droga po shpërndahet me lehtësi, njësoj sikur dërgimi i picave.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/