Ish-drejtori i bankës që vodhi 150 milionët e emigrantit, tani zyrtar në...

Ish-drejtori i bankës që vodhi 150 milionët e emigrantit, tani zyrtar në Prefekturë i emëruar nga PS

78
0
Shares

Një rast flagrant i vjedhjes së depozitave të klientëve në bankë është denoncuar mbrëmë në emisionin investigativ “Stop”.
Në qendër të skandalit është ish-drejtori i ‘Tirana Bank’, Altin Jaku, sot sekretar i përgjithshëm i Prefekturës së Lezhës, emëruar nga PS. Për disa muaj ai ka mbajtur edhe detyrën e Prefektit, si i komanduar, shkruan Opinion.al.
Altin Jaku është nën hetim nga prokuroria pasi është denoncuar nga një qytetar se në vitin 2013 ka vjedhur kursimet në shumën e 150 milionë lekëve (të vjetra) në llogarinë bankare në ‘Tirana Bank’. Përmes falsifikimit të firmave ai ka bërë kalimin e parave në disa numra llogarish, ku njëra prej tyre është e të fejuarës së tij, Inida Kruja.
Edhe pse ka 4 vite që Altin Baruti ka denoncuar vjedhjen e parave në bankë ai nuk ka gjetur zgjidhje akoma.
Prokuroria e Lezhës ka zvarritur hetimet për këtë ngjarje.
Përmes kamerave të fshehta, shihet se ish-drejtori i bankës tani zyrtar në shtet, Altin Jaku e pranon fajin, por kërkon që të mos dënohet, por të lidhë akt-marrëveshje me denoncuesin, pra ti njohë borxhin.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY