Gazetari Artur Cani ka hedhur dritë mbi mashtrimin më të madh të momentit që ka kapur Bashkinë e Tiranës dhe kreun e saj Erion Veliaj mbi udhëtimet e tij dhe kasetat e gatshme që i dërgohen mediave duke krijuar konfuzion për aktualitetin e ngjarjeve në bashkinë më të madhe në vend. Nga hulumtimi del se kreu i Tiranës rezulton në vende të ndryshme në një ditë. Këto janë faktet:
Erion Veliaj rezulton se ka dalë nga Shqipëria në datë 5 tetor 2016 (14:45) dhe është kthyer në datën 7 tetor (00:10) 2016 dhe në datën 6 shfaqet në televizor që përuron palestrën dhe ambjentet e tjera sportive të gjimnazit “Qemal Stafa”, në një kohë që ai ka qenë në Lubjanë, vërtetuar nga TIMS-i dhe përforcuar nga faqja online e Bashkisë Tiranë. Por si e përuroi palestrën po atë ditë në Tiranë në një kohë që ishte në Lubjanë?
Dalja e radhës së Veliajt është 11 tetori (14:38) dhe është kthyer në 13 Tetor (23:46). Në 12 tetor ai ka qenë në Goteborg të Suedisë. Pra në datat 11, 12 dhe 13 ai ka qenë jashtë. Mirëpo, në datën 12 Tetor shfaqet në televizor dhe në njoftim e faqes së bashkisë që inspekton punimet për këndin e ri të lodrave në sheshin “Shyqyri Peza”.
Veliaj ka dalë sërish në 15 tetor (09:10) dhe është kthyer në 21 tetor (14:25). 1 javë jashtë Shqipërisë. Por edhe kësaj radhe, pikërisht në 15 Tetor Veliaj shfaqet në rikonstruksionin e rrugës ”Kujtim Laro”, në datën 16 Tetor shfaqet duke inspektuar trotuaret dhe rrugën ”Ali Demi”, në 17 tetor shfaqet duke inspektuar këndin e lojrave në Njësinë Nr.7, në 18 Tetor i pranishëm në rikualifikimin urban të bllokut të banimit te Fusha e Aviacionit, në 19 tetor duke inpektuar nisjen e punimeve në rrugën ”Heirmann Gmeiner” të Njësisë numër 2, në 20 tetor në përfundimin e punimeve të fushave sportive të ”Fan Noli” dhe në 21 tetor në përfundimin e rikonstruksionit të rrugës ”Ali Shefqeti” shkruan Shuplaka.com
Të gjitha këto, të cilësuara si në kronikat televizive dhe në faqen e bashkisë që e drejton vetë.
Kryebashkiaku ka dalë sërish jashtë vendit në 22 tetor (07:47) dhe është rikthyer në 26 tetor (12:54). Pra dhe 5 ditë të tjera po jashtë vendit. Por, si gjithnjë, në datën 22 Tetor shfaqet me aktoren Hajrie Rondo, në datën 23 Tetor përfundon rikualifikimin urban të një tjetri blloku pallatesh në Njësinë Nr.4 ku Veliaj është i pranishëm, në 24 Tetor përfundon një tjetër investim në zonën e Farkës, në datën 25 Tetor Veliaj shfaqet në televizion në rrugën “Vëllezërit Manastirliu” për nisjen e rikualifikimit urban.
Dhe dalja e fundit e muajit është 27 tetori (13:23) për t’u rikthyer në 30 tetor (14:22). 4 ditë të tjera jashtë. Në datën 28 Tetor Veliaj shfaqet duke inspektuar punën për zhvendosjen e nënstacionit elektrik te Unaza e Vogël. Në datën 30 Tetor flet me zë dhe figurë nga Njësia Administrative Numër 7.
Fare e thjeshtë. Kryeqytetasit e ndiqnin atë ”Live” me idenë që punonte për Tiranën, por në fakt në këto ditë ai ndodhej jashtë Shqipërisë. Dhe gjatë kësaj kohe stafi i Veliajt e ka mbuluar me 16-18 kronika televizive, të pasqyruara edhe në faqen e bashkisë, në një kohë që ai ndodhej diku nëpër botë. Një sistem i ngritur për mrekulli, me qëllim që askush mos të dyshojë për prezencën ose jo në punë të kryebashkiakut më të rëndësishëm në Shqipëri, kryeqytetit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/