DOSJE/ Karriera e Altin Jakut, nga hajdut i 150 milionë lekëve, Prefekt...

DOSJE/ Karriera e Altin Jakut, nga hajdut i 150 milionë lekëve, Prefekt i Lezhës dhe më pas kërcënues i deputetit

299
0
Shares

Altin Jaku, është emri më i fundit “rilindës” i implikuar në afera të dyshimta, vjedhje e korrupsioni.
Si ish-drejtor i degës së një banke në Lezhë, Jaku u largua prej andej për një aferë vjedhje të 150 milionë lekëve (të vjetra) një klienti të bankës ku ai ishte drejtues i lartë.
Por pas kësaj “fati i buzëqeshi” Altin jakut, sepse qeveria mendoi dhe e katapultoi si prefekt të Lezhës.
Ishin disa konflikte verbale midis prefektit Altin jaku dhe deputetit Eduard Nocaj, në fund vitin 2015 dhe fillimvitin 2016, që i kushtuan postin e prefektit, të akuzuarit për vjedhjen e 150 milionë lekëve.
Me gjithat, deri sot, Altin Jaku kishte siguruar gjithë kujdesin e qeverisë, sepse ishte larguar si prefekt, por jo nga Prefektura, ku mbante postin e sekretarit të saj…

SMS për të cilin lindi debati dhe sherri mes Atin jakut dhe Eduard Ndocajt


sms_jaku_ndocaj_2_18926Deputeti i Lezhës, Eduart Ndocaj në fillimin e muajit shkurt 2016, publikoi një SMS-në kërcënuese që pretendonte se e kishte marrë nga prefekti i Lezhës, Altin Jaku.
Sipas tij, Jaku i ka dërguar një mesazh kërcënues me tekstin: “Të prek aty ku nuk ke shpëtim. Nuk ka perëndi që të shpëton”.
Pas këtij kërcënimi, Eduard Ndocaj me një letër të hapur drejtuar drejtuesve të grupit kuvendor të PS-së, kërkoi shkarkimin  prefektit të Lezhës.
Qeveria s’ia bëri të gjatë, duke e shkarkuar dy ditë më pas Altin Jakun nga posti i prefektit, dhe duke e emëruar sekretar të prefekturës së Lezhës.

 
Historia

sms_jaku_ndocaj_18925

Me jeshile fjalët e Altin Jakut

Fillimisht Eduard Ndocaj ka publikuar sms kërcënuese nga Prefekti. Menjëherë prefekti i Lezhës, Altin Jaku ka publikuar të gjitha mesazhet me një gjuhë skandaloze komunikimi me deputetin Ndocaj.
“Ndjese qe me duhet te shpjegohem per njeri si kaubojsi qe ka nje vit qe vetem denigron dhe akuzon. Per sqarim per te gjithe ju miq mundt tju them se kam replikuar me te me sms por ne asnje moment nuk kam kercenuar por i kam kerkuar te fshije nje koment qe kishte bere”.
“Me poshtë po ju dergoj komentin e tij per te cilin behet fjale, si dhe nje pjese te sms ku shihet qarte qe kemi qene duke repliku dhe asnjehere nuk e kam kercenuar. Me jeshile jane fjalet e mija, shkruan prefekti, i cili tregon edhe gjuhën e tij vulgare në komunikimin me Ndocajn”.

 

Letër e Hapur e deputetit Eduard Ndocaj

Drejtuar: z. Gramoz Ruci, Kryetar i Grupit Parlamentar të PS
Taulant Balla, zv. Kryetar i Grupit Parlamentar të PS
znj. Lindita Nikolla, Koordinatore e PS për Qarkun Lezhë

Nga Eduart Ndocaj, Deputet dhe anëtar i PS

eduart-ndocaj1-e1446723155101Të nderuar kolegë, disa herë kam ngritur zërin për problematikat dhe mos funksionimin e PS në Lezhë.
Këto kritika i kam shprehur përmes opinioneve të mia. Këto opinione nuk janë personale, por të shumicës së socialistëve të thjeshtë në Lezhë që të pllakosur nga frika, heshtin e vetëm heshtin.
Heshtja e tyre nuk dëshmon se ato janë palë me kapjen e PS, por dëshmon mungesën e mbështetjes nga forumet kryesore të Partisë.
Sot, situata politike e PS në Lezhë është shumë me rëndë se sa mungesa e strukturave, por është shumë me rrezikshme për shkak se ajo është bërë monopol të njerëzve që nuk kanë problem të denigrojnë e të kërcënojnë këdo që kërkon të thotë të vërtetën dhe kërkon të ketë një Parti të fortë.
Nuk është hera e parë që denoncoj problematikat e PS, nuk është hera e parë që jam ofruar për të dhënë kontributin tim, përderisa jam lezhjanë, jam deputet i PS dhe për faktin se nga 2013, PS e njoh mirë duke qenë që shumë socialistë të thjeshtë i kam pasur bashkëpunëtorë e sot janë padrejtësisht në harresë.
Motivi i kësaj letre nuk është për të analizuar PS e Lezhë, por diçka tjetër më e rëndë. Pas kritikave të bëra prej meje, krejt normale në një vend demokratik, pasi përdora të gjitha rrugët politike brenda forumeve, unë, Deputet i Grupit Parlamentar të PS, jam denigruar e kërcënuar nga njerëz që janë përfaqësues të institucioneve shtetërore, anëtarë të PS dhe që përfaqësojnë forumet drejtuese të PS në Lezhë.
Me konkretisht, unë jam denigruar e kërcënuar nga z. Altin Jaku, Prefekt në Detyrë dhe një figurë e rëndësishme e PS në Lezhë. Pra, një prefekt në detyrë kërcënon një Deputet. Kërkoj, që Partia Socialiste, Grupi Parlamentar i PS të marr masat disiplinore dhe jo vetëm kundrejt Altin Jakut.
Po ashtu, jam denigruar për shkak të detyrës, nga Ermal Pacaj, kryetar i FRESH dhe kandidat për Kryetar I PS-Lezhë. Madje, denigrimi I tij krejt personal kundrejt meje është publikuar edhe tek gazeta shqiptarja.com. Nuk e di nëse akoma ky mund të konsiderohet kandidat për Kryetar i PS-Lezhë. Kërkoj që Grupi Parlamentar i PS dhe forumet e larta drejtuese të PS të marr masa disiplinore dhe jo vetëm kundrejt këtij personi.
Beteja ime për një transparencë në PS-Lezhë sapo ka nisur dhe do të bëj të gjithë betejat politike e jo vetëm duke u nisur nga mbledhjet e Grupit Parlamentar të PS, në foltoren e Parlamentit dhe në media.
Është e tmerrshme dhe alarmante që një deputet i Grupit Parlamentar të PS, kërcënohet me jetë, për shkak të kritikave dhe të mendimit ndryshe.
Të gjithë e dinë situatën politike të PS në Lezhë, procesin zgjedhor, por kanë pranuar me kënaqësi të heshtin duke zbatuar parimin “larg portës time”.
Po ashtu kërkoj që Forumet e Larta Drejtuese të PS, Grupi Parlamentar i PS të mbajnë një qëndrim zyrtar në lidhje me kërcënimet “kanosje me jetë” dhe “ofezë” kundrejt meje.
DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY