Seks në mëngjes…?! – Ja pse duhet ta praktikoni sa më shpesh

Seks në mëngjes…?! – Ja pse duhet ta praktikoni sa më shpesh

294
0
Shares

Mos e shtyni alarmin – seksi i mëngjesit të hershëm përmirëson imunitetin, ngre energjinë trupore, rrit pjellorinë, pastron trupin, forcon flokët dhe redukton rrezikun nga sëmundjet e zemrës.

Më shumë se 58 për qind të çifteve të dashuruara me aktivitete seksuale merren mes orës 11 të mbrëmjes dhe orës 1 të mëngjesit, por ata që bëjnë dashuri në mëngjes kanë më shumë përfitim, shkruan “Medical Daily”. Sipas të dhënave të Kinsey Institute për hulumtim të seksit, gjinisë dhe riprodhimit, çiftet në moshën prej 18 deri në 29 vjet mesatarisht bëjnë dashuri 112 herë në vit, ata prej moshës 30 deri 39, 86 herë, derisa në vitet dyzeta numri reduktohet në 69 herë gjatë vitit.

Pavarësisht se ka të bëjë seksi i natës vonë me shprehi, instinkt, apo komoditet;  seksi në mëngjes është zgjidhje shumë më e emirë se në mbrëmje, pohon seksologu afrikano-jugor, Glen Rowan. “Seksi i mëngjesit inicion intimitetin dhe afërsinë emocionale në fillim të ditës, dhe atëherë ka më së paku pengesa” thotë dr. Fran Walfish.

Ai tutje shton se si shumë studime dëshmojnë që seksi i mëngjesit mundëson ngritjen më të mirë nga gjumi dhe fillimin e aktivitetit ditor tepër energjik. Shkaku i kësaj është prodhimi i rritur i hormonit të serotoninës pas orgazmës, i cili vepron si antidepresiv për tru.

Rrit pjellorinë. – Seksi i mëngjesit përmirëson kualitetin e spermës dhe rrit pjellorinë tek femrat, ka treguar hulumtimi i klinikëss për fertilizim artificial në Syndey. Sipas saj me ejakulim të rregullt në mëngjes kualiteti i spermës përmirësohet për 12 për qind, çka rrit shanset për fekondim të suksesshëm.

Pastron trupin dhe forcon eshtrat. – Orgazma gjatë seksit të mëngjesit nxit lirimin e kimikateve që rrisin nivelin e estrogjenit në trup. Për këtë arsye vjen deri përmirësimi i qarkullimit dhe reduktimi i nivelit të testosteronit, çka reflekton në gjendjen e lëkurës dhe flokëve. Kështu, seksi i mëngjesit me të vërtetë u jep shkëlqim të veçantë njerëzve, kanë përfunduar shkencëtarët nga Universiteti në Wisconsin.

Redukton rrezikun nga sëmundjet e zemrës. – Seksi në orët e mëngjesit disa herë në javë mbron shëndetin e zemrës, në veçanti te meshkujt, ka treguar studimi 10-vjeçar i Universitetit në Belfast me më shumë se 1000 njerëz. Përveç që shërben si ushtrim i mirë, seksi i mëngjesit redukton nivelin e hormonit të stresit, kortizolit, i cili rrit rrezikun nga infarkti dhe nga ngushtimi i enëve të gjakut.

Forcon imunitetin rrit energjinë. – Prodhimi i imunoglobinës A është më i madh gjatë seksit të mëngjesit se sa seksi në cilëndo pjesë tjetër të ditës. IgA janë antitrupa që shërbejnë për mbrojtjen e organizmit nga infeksionet, ndërsa njerëzit që rregullisht bëjnë seks në mëngjes kanë edhe deri në 30 për qind nivel më të madh të IgA në gjak, ka pohuar studimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY