Familja e marinarit që vdiq në Britani, në mjerim të plotë

Familja e marinarit që vdiq në Britani, në mjerim të plotë

99
0
Shares

Vdekja e shqiptarit Alfred Ismaili në një anije mallrash në Norfolk muajin e kaluar është mbuluar ende me mister.

Baba e tre fëmijëve, i cili jetonte në Durrës u gjet i pajetë në rrethana misterioze, ndërsa familjarët e tij janë ende në ankth dhe kërkojnë të dinë më shumë rreth ngjarjes. Ata po luftojnë me varfërinë dhe po presin lajmin për kompensim. Të paktën kështu raportojnë mediat e huaja.

Marinari shqiptar Alfred Ismaili u shpall i vdekur në bordin e Explorer Sky Mare Navigation (SMN) në Alexandra Dock më 1 shkurt.

Pa bashkëshortin e saj apo ndonjë shenjë dëmshpërblimi, bashkëshortja e tij dhe tre fëmijët e vegjël, luftojnë me mbijetesën në Durrës. Ata duhet të jetojnë me rreth 130 euro në muaj.

Në një intervistë të regjistruar me BBC Radio Norfolk, Ahmet Bajrami, një i afërm i viktimës Ismaili, bëri të ditur se familja është në mjerim të plotë. Ai tha se zonja Ismaili dhe fëmijët po jetojnë me babain e saj në shtëpinë e prindërve të saj.

Kur u pyetën nëse ata ishin kontaktuar nga pronarët e anijes, Bajrami tha se nuk kishin dëgjuar asgjë.

Një zëdhënës nga Sky Mare Navigation Explorer (SMN) tha se Ismaili kishte qenë nën sigurimin e mbrojtjes dhe dëmshpërblimit (P & I), i cili mbulon detyrimet ligjore të një anëtari të anijes ndaj palëve të treta.

Zëdhënësi i SMN shtoi se po presin hetimet dhe se kompania nuk mund të paguajë kompensim përpara se autoritetet ta përfundojnë atë. “Ne jemi ende duke pritur për përfundimin e hetimit në mënyrë që të përjashtojmë çdo skenar tjetër. SMN kanë mbuluar tashmë shpenzimet e varrimit nga llogaria jonë në mënyrë që të mos e ngarkojmë më tej familjen”.gsh.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY