Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Rama kërkon gjithë pushtetin, edhe avokatin që i takon popullit”

25/01/2017
“Rama kërkon gjithë pushtetin, edhe avokatin që i takon popullit”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Eduard Halimi, deputeti i Partisë Demokratike, ish ministër i Drejtësisë ka reaguar mbi zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Zgjedhja e tij kërkon 84 vota në parlament por Halimi thotë se kryeministri do të zgjedhë vetë edhe avokatin që i takon popullit.
Qendrimi i deputetit Halimi në komisionin e ligjeve: E kthen në kukull këtë institucion për rolin që ka në drejtësi.
 
“Procesi qeveritar për zgjedhjen e Avokatit të Popullit është tërësisht i kundërt me traditën, paktin politik dhe frymën kushtetuese. Avokati i popullit nuk mund të jetë kurrë një zgjedhje e kryeministrit. Ai i përket popullit, qytetareve dhe duhet të jetë rojtar i të drejtave të qytetarëve dhe në shërbim të qytetarëve. Ai duhet të jetë zëri kundër kryeministrit, dhe jo kukulla e kryeministrit.
5 vjet më parë kur ju ishit në opozite dhe ne ishim në pushtet, e kërkuat me ngulm deri në bojkot avokatin e popullit. Dhe cfarë beme ne? Respektuam frymën e Kushtetues, ua dhamë ju të drejtën për të propozuar Avokatin e Popullit. Të gjithë e kujtojnë mire se konkursi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit u bë në seline e PS. Komisioni ad-hoc i PS kryesohej nga znj. Gjermeni dhe PS zgjodhi vetë mes 12 kandidatëve të preferuarin e saj. Ne e respektuam tërësisht dhe e votuam kandidatin tuaj, sepse Avokati i Popullit nuk duhet as ushtar dhe as kukulla e kryeministrit.
Sot, pas 5 vjetesh po ndodh e kundërta; dhe kjo për 2 arsye;
E para lidhet me arrogancen dhe delirin që ka Edi Rama, fitova zgjedhjet i dua të gjitha pushtetet për vete. Cmë duhet mua, se cfarë thoja në opozitë.
E dyta, ka lidhje me reformën në drejtesi: kompetencat kushtetuese që iu dhanë me 22 korrik Avokatit të Popullit si një figure kushtetuese larg qeverisë, po i rremben Edi Rama, duke e kthyer në kukull të tij këtë institucion për të zgjedhur dhe influencuar qeverine e gjyqesorit.
Për ne, është e qarte, por te jete e qarte për të gjithë, për publikun dhe për palën tjetër ‎se; zgjedhja e Avokatit të Popullit nga kryeministri e shndrron këtë institucion kushtetues, në një kukull te kryeministrit dhe shërbëtor të bindur të tij.
Arroganca dhe deliri i kryeministrit për të rrembyer të gjitha pushtetet, përfshirë dhe këtë që i përket popullit, është rruga më e shkurter për të ikur nga p‎ushteti, skenarë për këtë ka plot nga vendet më të largëta, deri tek fqinjet. Për ne, marrja e Avokatit të Popullit nga kryeminsitri është nje akt i papranueshem.” Kjo është deklarata e tij e plotë në Komisionin e Ligjeve.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

09/05/2026
Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

09/05/2026
Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

09/05/2026
Berisha: Belinda bën ligjin në partinë e krimit. Jo vetëm Spiropalin, por ka zhdukur edhe dikë tjetër

Berisha: Belinda bën ligjin në partinë e krimit. Jo vetëm Spiropalin, por ka zhdukur edhe dikë tjetër

09/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

09/05/2026
Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

09/05/2026
Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

09/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.