Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

A u fut Imsi Catcher në burgun e Elbasanit? Dëshmon shefi i policisë

25/01/2017
A u fut Imsi Catcher në burgun e Elbasanit? Dëshmon shefi i policisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Imsi Catcher dhe çështja e përgjimeve të pautorizuara është diskutuar sërish sot në Komisionin hetimor ad hoc ku kanë dëshmuar shefi i policisë së IEVP Elbasan, Shaban Kalemi si dhe Drejtori i ERVP Peqin, Algert Salla. Por asnjë prej tyre nuk ka pasur dijeni për futjen e një pajisjeje përgjuese në këto burgje. Pas pyetjeve të deputetëve të opozitës, Kalemi tha se në burgun e Elbasanit ka një bllok ku regjistrohen hyrje dhe daljet si të njerëzve ashtu edhe të automjeteve dhe në bazë të këtyre regjistrimeve nuk rezulton të jetë futur një pajisje e tillë.
Të njëjtën përgjigje mohuese Kalemi dha edhe për punonjësin e policisë Entiol Xhelili, që sipas opozitës e ka futur këtë pajisje në burgjet shqiptare.
“Nuk kam dijeni nëse është futur pajisje përgjimi në Shqipëri. Nuk jam vënë në dijeni që kjo pajisje të jetë futur në burgun e Elbasanit”, ka deklaruar në komision shefi i policisë IEVP Elbasan.
SEANCA
Dogjani: Disa drejtues janë larguar nga burgu se kanë pasur frikë se po përgjohen.
A mund të futet një pajisje me urdhër të dr të burgjeve dhe të mos regjistrohet?
Pajisja është futur, ju si shef i policisë a mund të na thoni që a është shkelje që është futur? Si mund të futet një pajisje pa regjistruar ose nëse e keni regjistruar a lejohet?
Kalemi: Çdo gjë është e përcaktuar në rregullore. Në rregulloren e përgjithshme të burgjeve çdo gjë veprohet në bazë të kësaj rregulloreje. Nuk është e mundur që të futet një mjet dhe të mos regjistrohet në hyrje të postbllokut. Ka një libër në postbllok për regjistrimin e personave dhe mjeteve. Në dijeninë time nuk ka një gjë të tillë. Unë vihem në dijeni për çdo gjë që hyn dhe del në institucion.
Dogjani: Pra për këtë makinë nën drejtimin e së cilës ishte Entiol Xhelilaj nuk ka regjistrim?
Kalemi: Nuk kam patur takim. Nëse do kishte hyrë ky person do merrte takim ose me mua ose me drejtorin. Në dijeninë time nuk ka hyrë. Nuk kam informacion për këtë problem në IEVP Elbasan. Kam disa vite që punoj aty.
Dogjani: Nga prokuroria jeni thirrur?
Kalemi: Jo, nuk jam thirrur.
Dogjani: Ne kemi informacione të sigurta që një automjet është futur brenda të territorit të burgut Elbasan. Ju keni informacion për pajisje përgjimi? Kemi një rast të ngjashëm në burgun e Fushë-Krujës ku thuhet se është futur një pajisje për monitorimin e ajrit.
Kalemi: Nuk e kuptoj çfarë është kjo pajisje për monitorimin e ajrit.
Noka: Në disa burgje në Shqipëri ka hyrë një BMË ngjyrë e zezë X5 me targë AA380 BD me drejtues Entiol Xhelili, punonjës policie dhe është shënuar sikur ky mjet me këtë punonjës ka hyrë për të matur cilësinë e ajrit. A ka hyrë njeri në burgun ku jeni ju për të matur cilësinë e ajrit?
Kalemi: Jo në dijeninë time nuk ka hyrë.
Çuko: Ju keni filluar në tetor të 2013-ës, a mund të na thoni emrat e personave që kanë hyrë në burgun e Elbasanit nga 2013-a e këtej si dhe targat e makinave?
Kalemi: Jo, nuk mundem.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë shkakton rradhë të gjatë tek GJKKO, Beqaj dhe Veliaj kërkojnë të kthehen në shtëpi

10/05/2026
Sarandë, vidhet banesa e biznesmenit,  hajdutët ndiqen nga fshati

EMRAT/ Eksploziv në makinë në Konispol, policia gjen dy autorët

10/05/2026
Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

09/05/2026
Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

09/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë shkakton rradhë të gjatë tek GJKKO, Beqaj dhe Veliaj kërkojnë të kthehen në shtëpi

10/05/2026
Sarandë, vidhet banesa e biznesmenit,  hajdutët ndiqen nga fshati

EMRAT/ Eksploziv në makinë në Konispol, policia gjen dy autorët

10/05/2026
Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

09/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.