Avokati Adrian Leka: Procesi ndaj Frrokajt nuk është politik. Faji është i...

Avokati Adrian Leka: Procesi ndaj Frrokajt nuk është politik. Faji është i Hipotekës

997
0
Shares

Bashkë me Neshat Fanën, Adrian Leka është avokat i Fran Frrokajt, kryetarit të Bashkisë së Lezhës.  Pedagog në Fakultetein juridik në universitetein e “Luigj Gurakuqi” në Shkodër. E veçanta është se Leka ka qenë për 8 vjet kryetar I degës së PS në Mirditë dhe kjo nuk e ka penguar të jetë avokat I një kryebashkiaku të PD. Ai hedh  poshtë zërat se ky është një proces politik por është I bindur që Frokaj është i pafajshëm. Leka ndërkohë nuk e lidh këtë arrestim as me darkën që kryeminsitri Rama pati në Lezhë dhe në të cilën ishte ftuar dhe kryebashkiaku Frrokaj. Eksklzuivisht për gazetarin Roland Qafoku në emsionin Debati në Channel one Frrokaj dha detaje nga ky proces.

Zoti avokat, çfarë ka ndodhur me procesin e tokave në Lezhë?

Së pari iu falenderoj për ftesën. Jam I habitur nga disa lajme sipas  të cilave kryetari ka dhënë udhëzim për punët në bashki. Kjo nuk është e vërtetë.

Zoti avokat, si ka mundësi që  I njëjti gjyqtar jep masën ok për arrestimin e   kryetarit Frrokaj dhe të tejrvëe dhe masën e  sigurisë arrest dhe pas dy ditësh I njëjti gjyqtar jep masën e sigurisë arrest shtëpie?

Sot është dhënë masa e siguirsë arrest shtëpie.. Sot prokuroria  ka vwnw  dispozicion aktet  ekspertizws dhe aty ka patur ngutje. Sepse nuk mund të themi ne që një kryetarbashkie ka rrezik ikje. Ai është wshtw zgjedhur pwr tw drejtuar komunitetin. Unë jam I pakwnaqur nga vendimi I sotëm.

Argumentetet ishin të llojit që ne kishim vërtetimet të cilat vërtetuan sepse aty ishte një lapsus ose një keqdashje unë nuk e di si mund ta quaj sepse bashkia nuk prodhon tapi, as me ligjin e vjetër, me ligjin e ri po. Akuza ishte për rastin  e tapive dhe regjistrit kadastrial. E cila sipas ligjeve në fuqi dhe ligjeve që kanë qenë më parë nuk I ka në kopetencë pushteti vendor. Lind pyetja tjetër Këtë dokumentin ku e ka marrë? Sipas ligjit të famshëm 7501 me të cilin unë nuk jam dakord  ka pasur rregull që të prodhohej në dy kopje autentike tapia dhe poshtë tapisë shkruhet: Kjo prodhohet në dy kopje, një kopje e mban qytetari, një kopje I dorëzohet zyrës së regjistrimit të pasurisë së paluajtshme.  Nuk ndodh dhe nuk ka për të ndodhur që në asnjë pushtet që të zvendësojë zërin kadastral sepse sot ndryshohet sipas VKM. Nuk mund të ndryshojë askush tjetër.

Zoti Leka çfarë ndodhi sot në Lezhë. Përse pas evidnimit për arrest shtëpie, u vonua zbatimi I këtij  dënimi?

Kjo shihet edhe arsyeja përse erdha pak me vonesë në emision. Unë ju falenderoj për ftesën dhe dua të them se ky është një proces I gabuar dhe pa asnjë arsye prokuroria kërkoi  arrest me burg dhe gjykata në fillim dha ok ndërsa sot në njohjen e  kësaj ane  dha arrest shtëpie. Jam  shumë I pakënaqur nga vendimi  I sotëm por edhe nga vendimi I parë. Ky është një proces penal I nisur nga prokuroria e Lezhë mbi bazën e disa denoncimeve të bëra  nga disa qytetarë të ndryshëm që janë ndjerë  të mashtruar për tjetërsim të proëns. Deklarojme se kryetari I bashkisë Fran Frrokaj nuk ka asnjë lidhje me këtë proces dhe nuk ka asnjë përgjegjësi. Ëshët zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme që ka kryer veprime dhe shkelje të ligjit dhe më pas ka tentuar tia ngecë bashkisë. Kjo është e papranueshme. Sa për veprimet e punonëjsve të bashkisë ato janë  individuale dhe përgjegjësia ështtë po individuale. Nuk mban përgjegjësi Fran Frrokaj  për përgjegjësitë e të tjerëve. Unë ju njoftoj se nesër do depozitoj në Gjykatwn e Apelit të Shkodrës kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë për Fran Frrokaj dhe jam  I bindur se ai do lirohet.

Zoti avoakt, a është ky një process politik siç kanë thënë disa eksponentë të Partisë Demokratike meqënëse Frrokaj është kryebashkiak I caktuar nga PD?

Unë nuk bëj deklarata politike dhe them se ky nuk është një process politik. E thashë edhe më lart që është  Hipoteka ajo që ka bërë veprime për  tia ngecur bashkisë  e cila nuk ka asnjë përgjegjwsi dhe detyrim.

Po vendimi i sotëm a u ndikua nga protesta e banorëve?

Jo nuk besoj në këtë. Ata janë dis banorë  të Lezhës që e quajnë të padrejtë arrestimin e   kryetarit. Unë e them me bindje  që Frrokaj është I pafajshëm dhe nuk ka të bëjë me këtë cështje. Nuk mund të themi që bashkia wshtw zhvendosur  në qeli,. Bashkia është bashki , dhe është në shërbim të qytetarëve. Kryetari Fran Frrokaj aktualisht nuk ka të drejtën e firmws. Përderisa sot jemi në një masë  arrest shtëpie me mbikëqyrje që në fakt ka një problem se nuk është e prcaktuar se si do të jetë kjo masë  arrest shtëpie. Nuk e dimë ende nëse  do jetë me byzylykë apo me policë. Aktualisht sot janë lënë dy policë te banesa e kryetarit Fran Frrokajt. Mbikqyrje do të thotë se nëse unë dyshoj se ti ke ikur unë të vi të kontrolloj banesën,. Atëherë nëse  ti nuk je, I bie ke thyer urdhërin dhe jep përgjigje. Kjo ishte arsyeja që u vonova për të ardhur  në emision sepse aty janë  stacionuar dy policë te shtëpia e cila është një banesë private, jo në pallat. Çfarë është mbikëqyrje,. Mbikëqyrje  është rasti  tipik që policia mund të shkojë në çdo orë edhe në orën 24.oo dhe nëse ka  dyshime mund të shkojë të bëjë sondazhe nëse ndodhet në banesë apo kemi një vëzhgim 24 orë që do ketë pasoja. Atëherë përse nuk e la në Shën Koll dhe vjen dhe e lë aty?

Si funksionon aktualisht bashkia e Lezhës? A ka të drejtë kryetari Frrokaj të ushtrojë detyrën, të hedhë firmë apo të japë udhëzime?

Aktualisht bashkia ka struktura dhe persona të tjerë që drejtojnë dhe funksionojnë. Ka nënkryetarë që bëjnë punën e kryetarit. Derisa nuk kemi një vendim të formës së prerë të fajësisë apo të pafajësisë nuk mund të firmosë. Kjo ndodh vetën nëse do ketë një ndryshim të masës  së sigurisë.

Nëse Gjykata e Apelit vendos që të mos jetë kjo amsë sigurimi por përshembull detyrim paraqitje, garanci pasurore apo bllikim të pasaportës apo urdhër për të mos dalë jashtë shtetit .

Po si duhet të hetohet?

Për mua duhet të hetohet  bashkia, Këshilli I Qarkut dhe ZRPP por përse duhet të aplikojw masën arrest në burg kur ti masën  shtrënguese e ke, kallëzimin e ke, akt ekspertimin ke. A keni dëgjuar në ndonjë vend që fluturon prona?

Zoti Leka, përse pikwrisht Lezha u bë targeti I drejëtisë duke arrestuar dhe kryetarin e bashkisë?

Kjo sepse Lezha është një lloj epqiendre e Veriut. Lezha ka edhe fushën edhe malin. I Ka edhe detin.

Kthehemi përsëri te pyetja që lidhet me politikë. Para disa javësh kryemsintri Edi Rama ka qenë në Lezhë. Përveç një proteste që u zhvillua atje në mbrëmje Rama organizoi një  dakrë. Në media këto  ditë është shkruar se pjesmarrja e Fran Frrokajt në këtë darkë ishte gabim madje e cilësuan  si darka e gabuar sepse prej Ramës mund t’i ndodhte diçka.  A ishte kjo arsyeja politike e këtij arerstimi siç është shkruar në media? Çfarë ishte kjo darkë?

Kryetari Frrokaj ka qenë I pranishëm në darkën e zgjeruar. Kryeministri  Rama ka bërë praktikë tashmë që në disa qytete ka zhvilluar mbledhje të qeverisë. Një prej tyre  ishte  edhe Lezha. Mendoj se kjo praktikë  e Ramës është  pozitive.Tani të shkojë kryeminstri në Lezhë, të zhvillojë një mbledhje qeverie, ta ftojë kreyatrin e bashksië dhe ai të mos shkojë kjo nuk është normale. Për mua si kryemisntri që e ftoi dhe kryetari I bashkisë që pranoi ftesën kanë treguar vlerë qytetare duke respektuar isntitucionet . Unë kam qenë vetë i pranishëm në atë darkë. Ishte në një lokal dhe unë isha ulur në tavolinën e drejëtsisë që quhej, pra me juristë sepse kishte disa tavolina një ishte e arsimit, një tjetër me të bujqësisë dhe me radhë. Diskutimet ishin nromale se çmund të bëhej për Lezhën se çfarë mund të bëhet më mirë. Kryeministri  me kryetarin e bashkisë ishin në një tavolinë dhe qendronin përballë.

A ka lidhje ky arrestim me këtë darkë?

Unë nuk e mendoj se ka lidhje. Mos ta politizojmë rastin. Unë I ftoj me shumë dëshirë  avokatët në studio edhe për çështje konkrete si kjo e juaja por nuk I lë pa pyetur se sa kanë marrë dhe marrin  për procesin.

Konkretisht ju avokat sa lekë do merrni nga ky process si avokat I kryetarit të abshkisë së Lezhës?

Është një përgjigje që lidhet me tarifat e përcaktuara me ligj dhe çdokush e di se sa janë ato. Nisin nga 50 mijë lekë të reja. Dhe aktualisht për këtë proces nga fillimi deri në fund në të gjitha shkallët shkojnë deri në 150 mijë lekë të rinj. Këto janë tarifa fikse dhe nuk ka vend për zbulime sepse unë I nënshtrohem taksave dhe faturës tatimore. Kështu që  nuk ka ndonjë  zbulim apo dicka të re.

Por kjo pagesë  është nëse  fiton. Por nëse e humbet?

Nuk ka përcaktime të tilla. Por pagesa është  mbi bazën  e shërbimit që kryen.Unë kam marërdhënie shumë korrekte me ligjin dhe detyrimet financiare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY