Rama largohet nga Kuvendi, Basha: Shko tako skutave si minjtë, Tahirin dhe...

Rama largohet nga Kuvendi, Basha: Shko tako skutave si minjtë, Tahirin dhe pronarin e kokainës

125
0
Shares

Kryetari i opozitës Lulzim Basha i kërkoi Ramës të mos braktisë seancën ku është thirrur në mocion për ndihmën ekonomike. Më tej hodhi akuza për kokainën dhe takimet e fshehta me Saimir Tahirin.

“Rama nuk i ka prioritet ata njerëz, – tha Basha, – sepse kur vjen në pushtet me paratë e krimit, nuk i ke prioritet. Ku ka shkuar tani? Të takojë saimir Tahirin vjedhurazi nëpër spitale, si minj?! Se kanë vetëm sëmundje të shpikura, kokainën.
“Lërini përrallat me rusë, shikoni faktet me kolumbianë. Këtu sot jemi për ekonomimë, jemi për 30 mijë familje që nuk kanë asnjë thes miell dhe shesin gjak për fëmijët e parritur, të deformuar në trup dhe shpirt.

Edi Rama që largohet prej këtej ka vetëm një prioritet: 25 milionë USD Ahmetaj për inceneratorët dhe që të mos japë përgjigje, shkon e ulet skutave me Saimir Tahirin apo dhe me pronarin e vërtetë të kokainës së Maminasit. Ndaj është thirru këtu të japë përgjigje, ndërprite seancën dhe të vijë këtu”, tha ai.

Rama u largua nga salla e parlamentit, sapo mbaroi fjalën kreu i grupit socialist Taulant Balla, i cili akuzoi edhe njehere PD per financimet e dyshimta te lobimit në SHBA.

“Ç’ke bërë ti me ndihmën ekonomike ruse, Lulzim? Kush kanë qenë këta shqiptaro-amerikanë fantazmë që paskan mbledhur për ty 1 mln usd për një kryedembel për të baltosur Shqipërinë. Nuk bëhen 100 shqiptarë që të mblidhen për të sharë Shqipërinë, nuk e bëjnë shqiptarët këtë. Mediat botërore flasin për përfshirje të disa biznesmenëve rusë për financimin tënd, në një moment shumë të rëndë të Shqipërisë, për destabilitetin. Ke tre muaj që ç’gënjeshtër thua në një banak, nuk e thua në një banak tjetër.

Thua dy herë rresht të kundërtën e asaj që the herën e parë. Ke dalë dhe ke thënë që PD nuk ka firmosur kontratë me lobistin Muzin. Ja ku e ke Lulzim kontratën, ku e ke firmosur ti, madje ke vënë edhe numrin e pasaportës”, tha Balla në foltoren e parlamentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY