Mblidhet për herë të parë Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, caktohet data

Mblidhet për herë të parë Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, caktohet data

171
0
Shares

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, një nga institucionet e reformës ka njoftuar mbledhjene tij të parë. Kryetari i tij Artan Broci tha se në mbledhje do të marrë pjesë edhe Avokati i Popullit ndërsa mbledhja do të bëhet në Gjykatën e  Lartë.

Anëtari i Gjykatës së Lartë Z. Artan Broci, është njohur me shkresën e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë me nr.982/1 prot. datë 01.03.2018, për zgjedhjen e tij si anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).

Sipas nenit 149/4 të Kushtetutës, Z. Broci gëzon cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Në këtë cilësi, në zbatim të nenit 226 të Ligjit nr.115/2016 “Për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë”, Z. Broci ka nisur punën për krijimin e kushteve dhe marrjen e masave organizative për thirrjen e mbledhjes së parë konstitutive të KED.

Në këto kushte, pasi rakordoi edhe me Institucionin e Avokatit të Popullit, pjesëmarrja e të cilit është e detyrueshme, vendosi të thërrase mbledhjen e parë të këtij organi në datën 19.03.2018, ora 10.00,në Gjykatën e Lartë të Republikës së Shqipërisë, e cila sipas ligjit është dhe selia e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY