DETAJE Arrestimi i pronarit të “Kristal”, ja sa e shiste një diplomë

DETAJE Arrestimi i pronarit të “Kristal”, ja sa e shiste një diplomë

192
0
Shares

Detaje të tjera zbulohen për arrestimin e ish-pronarit të Universitetit “Kristal” Ahmet Muça i cili u vu në pranga për “falsifikim dokumentesh”. Procedimi ndaj tij ka nisur që në muajin janar të këtij viti nga policia në bashkëpunim me Prokurorinë.

Ai akuzohet se ka pajisur me diploma disa persona që nuk rezultojnë të regjistruar fare në Universitet.

Sipas dosjes hetimore, mësohet se Muça shiste diploma për 2500 euro edhe pas mbylljes së Universitetit me datat dhe vulat e kohës kur ky institucion ishte i hapur. Ndërkaq mësohet se personi me inicialet Y. P., është shpallur në kërkim për bashkëpunim.

Ahmet Muça, ish-pronar i Universitetit “Kristal” është arrestuar sot nga policia me akuzën për shitje diplomash.

Ndaj Muçës ka pasur një hetim 2-mujor nga prokuroria që është finalizuar me arrestimin e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY