Reagon kryebashkiaku i Rrogozhinës, gjykata i bllokoi pasaportën

Reagon kryebashkiaku i Rrogozhinës, gjykata i bllokoi pasaportën

138
0
Shares

Kreu i Bashkisë së Rrogozhinës, Beqir Nuredini ka reaguar lidhur me akuzat që ka ngritur prokuroria ndaj tij si dhe vendimin që dha gjykata e kavajës për të.

“Duke marrë shkas nga çështjet e ngritura nga Prokuroria, si Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë, mbështes hetimet dhe vënien para përgjegjësisë së autorëve. Unë si Kryetar Bashkie Rrogozhinë, kam zbatur procedurën që parashikon ligji për përcelljen e praktikave për regjistrim fillestar të pronave, të aplikuara nga banorët e zonës. Distancohem nga çdo akuzë që është bërë. Nga hetimet e Prokurorisë jam njohur me disa dokumenta, të cilat ishin te falsifikuara. Për këto falsifikime unë kam bërë denoncim në organet përkatëse. Masa ‘Detyrim Parqitje’, e caktuar nga Gjykata, për mua ishte e papritur. Kjo për shkak se unë kam qënë gjithmonë i gatshëm gjatë hetimeve dhe kam vënë në dispozicjon të Prokurorisë çdo dokument dhe dëshmi që më është kërkuar. Gjithesi mbeten i hapur për çdo hetim. Falë ndërhyrjeve të bëra nga Bashkia Rrogozhinë, Plazhi i Spillesë është kthyer në një ndër destinacionet më të rëndësishme turistike në vend. Kjo vërtetohet edhe nga frekuentimi që është bërë nga qytetarët përgjatë 2017­së. Nga një rrënojë, Plazhi i Spillesë është kthyer ndër plazhet më të kërkuara nga shqiptarë dhe të huaj. Janë më shumë se 20 mijë pushues në vit, që frekuentojnë Plazhin e Spillesë, falë këtyre ndërhyrjeve të bëra në 2 vitet e fundit”, deklaron kreu i bashkise.

Nuredini akuzohet për veprën penae neni 248 KP “Shpërdorimi i detyrës”; masa e sigurimit ndaj tij është “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” që parashikohet nga neni  233 i K. Pr. Penale dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, që parashikohet nga neni  234 i K. Pr. Penale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY