VIDEO/ Akuzohet për abuzime me pronat, kur Edi Rama “promovonte”: Beqir Nuredinin,...

VIDEO/ Akuzohet për abuzime me pronat, kur Edi Rama “promovonte”: Beqir Nuredinin, 100 % i yni

261
0
Shares

Beqir Nuredini është kryetari i parë i bashkisë që po hetohet pas prishjes së aletaëve PS-LSI-PDIU. Ai drejton Bashkinë e Rrogozhinës prej dy vitesh dhe u zgjodh në qershor 2015 me votat e “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, madje u prezantua nga vetë Kryeministri Rama si njeriu i duhur për qytetin dhe që ka mbështetjen e PS 100 përqind.

Sot, Beqir Nuredinit i është bllokuar pasaporta dhe po ndiqet penalisht për abuzime me pronat në bregdet.

Ja çfarë thoshte Edi Rama në 2015 kur prezantonte Beqir Nuredinin.

“Beqir Nuredini për Bashkinë e Rrogozhinës. Z. Nuredini është një sipërmarrës i suksesshëm dhe administrator i sprovuar, i lindur dhe i rritur në Rrogozhinë. Nuredini është njeriu i duhur, kryebashkiaku i duhur dhe shërbëtori i duhur.
“Ne i kemi dhënë mbështetje totale të gjithë kandidatëve pavarësisht nëse i kemi propozuar vetë apo i kanë propozuar aleatët, bazuar në aftësitë e tyre. PS është e gjitha në mbështetje të Beqir Nuredinit. Është kandidati i duhur për Rrogozhinën. Këtu ka shumë probleme të trashëguara, shumë plagë të hapura. Por me bashkinë e re të Rrogozhinës do të zgjidhen”, theksoi Kryeministri Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY