Apelojnë gjinekologët: Mos i provoni këto praktika seksuale

Apelojnë gjinekologët: Mos i provoni këto praktika seksuale

158
0
Shares

Që prej shfaqjes së parë të filmit ‘’50 hijet e Greyt’’ kanë qenë të shumtë çiftet që mund të kenë patur dëshirën për të provuar të paktën një herë të vetme një prej praktikave seksuale sadomazokiste të çiftit Christian e Anastasia. Dikush mund t’i ketë konsideruar tabu, kurse të tjerë kanë besuar vërtetë se loja bondage dhe lodrat e seksit të përdorura nga të dy e bëjnë aktin më interesant dhe të zgjasë më shumë në kohë. Por, njëkohësisht janë të shumtë gjinekologët që nuk ndajnë të njëjtin mendim. Sipas Lauren Streicher, profesoreshë në Northwestern University of Chicago, këto janë 3 praktikat seksuale që nuk duhet të provoni kurrë pasi janë të rrezikshme:

1. Mos vendosni akullore në vaginë pasi është e rrezikshme: Në një prej skenave më erotike të sagës së fundit të ‘’50 hijet e Greyt”, Christian zgjedh të luajë me partneren duke vendosur pak akullore në vaginën e saj. Sipas mjekëve gjinekologë kjo nuk është aspak ide e mirë, pasi rrezikoni të gërvishtni paretet e vaginës me lugës, por jo vetëm. Akullorja përbëhet nga qumësht i përpunuar dhe sheqer, dy përbërës të cilët krijojnë habitatin ideal për shumimin e baktereve, shfaqjen e ndonjë infeksioni, sekrecioneve vaginale dhe kruajtjeve aty poshtë. Gjithashtu mos harroni që duke qenë se akullorja është e ftohtë, ngushton enët e gjakut të vulvës dhe mund të shkatojë, ndjesinë e mpirjes deri në thatësi vaginale.

2. Mos përdorni sferat Ben Wa për të arritur orgazmën: Në qoftë se nuk e keni humbur filmin e dytë të triologjisë së njohur, me siguri e mbani mend skenën kur Anastasia vendos të përdorë sferat Ben Wa pasi mendon se kjo gjë mund ta eksitojë dhe ta ndihmoj që akti të zgjasë më tepër. Ky është një mit me qëllime marketing pasi ky aksesor nuk përmirëson aspak jetën seksuale, ai thjesht tonifikon muskujt pelvikë.

3. Mos përdorni kontraceptivët e gabuar: Përpara se të ngelte shtatzënë, Anastasia përdor kontraceptivë të lëngshëm që duhej t’i injektonte çdo 12 javë. Mjekët e ndalojnë kategorikisht këtë gjë pasi ky lloj trajtimi hormonal ka shumë efekte anësorë. Dëmton kockat dhe ndikon në shtimin në peshë. Living

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY