Deklarata e papritur e Ramës në Kuvendin e Kosovës: Shqipëria dhe Kosova...

Deklarata e papritur e Ramës në Kuvendin e Kosovës: Shqipëria dhe Kosova me një President të përbashkët

187
0
Shares

Ne foto, pamje nga senaca e sotshme plenare

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria dhe Kosova mund të kenë një President të përbashkët duke kërkuar ndërkohë falje për këtë deklaratë e cila mund të gjykohet si  e pavend per momentin, transmeton droni.al.

“Kosova dhe Shqipëria do të kenë një politikë të jashtme e jo veç ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njëjta po pse jo një president simbol të unitetit kombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë. Kjo do të duket e largët por gjithcka që ëndërrohet mund të realizohet”, deklaroi Rama në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, seancë që u mbajt në orët e mesditës në Prishtinë me rastin e dhjetëvjetorit te pavaresise se vendit.

“Mbase ky parafytyrim sot mund të mos jetë i qëllueshëm në rrafshin e racionales, por historia na këshillon se çka është e drejtë të ëndërrohet nuk është e pamundur të realizohet”, ka vijuar me poshte Rama.

Në hyrje të fjalës së tij ai përshëndeti me rradhë drejtuesit e  Kosovës dhe Shqipërisë duke përmenduar me emër më pas Berishën dhe Bashën që ishin të pranishëm në ceremoni.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY