Rita Ora, koncerti në Prishtinë me 300 mijë veta

Rita Ora, koncerti në Prishtinë me 300 mijë veta

295
0
Shares

Në koncertin e madh në Prishtinë morën pjesë rreth 300 mijë njerëz. Kjo shifër është deklaruar nga vetë Rita Ora e cila vetëm pak moment para se të zbriste në skenë pa nga ballkoni I hotelit ku qëndronte se sa shumë njerëz kishin ardhur për të.

Fill pas koncertit ajo ka postuar: “Ata vetëm më thanë se rreth 300 mijë njerëz dolën të më shohin sonte. Gëzuar ditën e pavarësisë. Unë nuk do të isha kudo tjetër në botë. Ne e filluam këtë së bashku, nuk do të isha këtu, pa ju. Gati dhjet vjet në këtë lojë dhe kjo ndjenjë kurrë nuk shuhet. Jam mirënjohëse. Unë jam krenare. Unë jam shqiptare. Deri herën tjetër!!! Ndalesa e radhës Brit Aëards”, ka shkruar Rita në Instagram.

Në një nga hitet e saj, këngën “Shine Ya Light”, videon e së cilës e ka realizuar në vendlindje, kishte futur një pjesë të valleve shqipe, gjë që solli entusiazëm shumë të madh në turmën e pafund.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY