EMRI & FOTO SKANDAL/ Largimin e Konit e kërkon Dekani idhtar dhe...

EMRI & FOTO SKANDAL/ Largimin e Konit e kërkon Dekani idhtar dhe “reklamues” i Fondacionit të Saimir Tahirit

633
0
Shares

Katër dekanë të fakulteteve të Universitetit të Tiranës kërkuan sot largimin e Rektorit, Mynyr Koni duke e akuzuar për shkelje të rënda ligjore gjatë drejtimit të këtij institucioni.

Mes tyre janë edhe Artan Hoxha e Dhori Kule, ku këtë të fundit jo pa ironi sot kryeministri Rama e përmendi si të ardhur nga radhët e Partisë Demokratike.

artan hoxha dekani i juridikut
Artan Hoxha, dekani i Fakultetit te Drejtesise

Por nëse i hedh një sy faqes së Fakultetit të Drejtësisë të dekanit, Artan Hoxha, të krijohet një tjetër përshtypje.

Në faqen kryesore të saj reklamohet revista politike “Politicus” e Fondacionit të krijuar nga Partia Socialiste me emrin “Qemal Stafa”, që deri pak kohë më parë e drejtonte Sajmir Tahiri.

Faqja e Fakultetit ku reklamohet aktiviteti i Fondacionit te PS "Qemal Stafa"
Faqja e Fakultetit ku reklamohet aktiviteti i Fondacionit te PS “Qemal Stafa”

Në këtë hapësirë që fondacioni ka marrë në faqen e Fakultetit bëhet thirrje për artikuj analitik për drejtësinë sociale në Shqipëri.

Pra, disa fakultete të cilat kërkojnë autonominë nga qeveria, janë shndërruar si pa të keq në ofruese të hapësirave ‘publicitare’ të organizave të krijuar nga Partia Socialiste.

Postimi i fshire sot nga faqja e Fakultetit
Postimi i fshire sot nga faqja e Fakultetit

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY