Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Qeveria “i kap në gjumë” avokatët, nga 1 prilli edhe ata do të paguajnë TVSH

13/02/2018
Qeveria “i kap në gjumë” avokatët, nga 1 prilli edhe ata do të paguajnë TVSH
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ka zgjatur vetëm pak muaj fitorja e avokatëve ndaj qeverisë në Gjykatën e Lartë për të mos paguar TVSH nga zero. Përmes disa ndryshimeve ligjore, qeveria i ka zënë ata tashmë “shah-mat” dhe nga 1 prilli  ata do të duhet të paguajnë TVSH nga zero, së bashku me kategoritë e tjera të profesioneve të lira.

Burime pranë Ministrisë së Financave thanë se pas miratimit të ndryshimeve në ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar tashmë po diskutohen edhe aktet nënligjore plotësuese për mënyrën sesi do të zbatohet. Kjo i mbyll rrugën përfundimisht edhe kategorive të tjera të profesioneve të lira që të ankohen në Gjykatë dhe të kërkojnë që kufiri i tyre i TVSH të jetë jo zero, por njësoj si për bizneset e tjera (aktualisht 5 milionë lekë dhe nga 1 prilli 2 milionë lekë).

Në riformulimin që po i bëhet dispozitave zbatuese të ligjit të TVSH-së dhe që hyn në fuqi në 1 prill, përcaktohet se Kufiri minimal i regjistrimit për TVSH-në, për personat e tatueshëm, që ofrojnë shërbime në veprimtari ekonomike, sipas profesioneve të tilla si: avokat, noter, mjek i specializuar, dentist, dentist i specializuar, farmacist, infermier, veteriner, arkitekt, inxhinier, mjek-laborant, projektues, ekonomist, agronom, ekspert kontabël i regjistruar, kontabilist i miratuar dhe vlerësues i pasurisë, pavarësisht nga qarkullimi vjetor i tyre, është zero.

TVSH-ja te profesionet e lira është shoqëruar vazhdimisht me konfuzion për shkak se një prej 17 grupeve, konkretisht avokatët ja dolën që të rrëzonin në Gjykatën e Lartë vendimin e qeverisë që i fuste në skemë nga qarkullimi zero. Bëhet fjalë për vendimin e datës 29 dhjetor 2014, “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 92/2014 ‘Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë’” të ndryshuar. Në këtë vendim , në nenin 11 bëhen dy përcaktime, së pari që kufiri minimal i regjistrimit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar është qarkullimi prej 5 milionë lekësh në vit, përveç rasteve që përcaktoheshin në pikën 2 të nenit. Pikërisht kjo pikë përcaktonte një listë me të paktën 18 kategori që TVSH-ja u fillon nga zero pavarësisht xhiros.

Në fund të 2017, në vendimin 953, qeveria e uli kufirin minimal për regjistrimin në TVSH nga 5 në 2 milionë lekë, duke filluar nga 1 prilli, ndërkohë që nga lista e profesioneve të lira që deklarojnë nga zero përjashtohet grupi i atyre që kryejnë veprimtari ekonomike në fushën e hotelerisë. Kjo kategori tashmë do të trajtohet në mënyrë të diferencuar, ndërkohë që profesionet e lira të tjera do të vazhdojnë të jenë pjesë e TVSH-së nga zero.

Kjo do të thotë që deri më 1 prill 2018  avokatët janë të përjashtuar nga detyrimi për të qenë në TVSH nga qarkullimi zero. Pas kësaj date ata do të trajtohen njëlloj si gjithë profesionet e tjera të lira duke deklaruar nga qarkullimi zero. Ky vendim është një “suprizë” për avokatet, të cilët prisnin që nga prilli të paguanin TVSH kur kishin xhiro mbi 2 milionë lekë.

Qeveria ka ezauruar edhe mundësinë që profesionet e lira të çojnë sërish ligjin në Gjykatën e Lartë duke korrigjuar gabimin e bërë më herët që u dha fitoren avokatëve. Në vendimin e Gjykatës thuhej se Këshilli i Ministrave nuk ka tagrin ligjor për të të përcaktuar kategoritë që përjashtohen apo futen në TVSH, por vetëm përcaktimin e kufirit minimal.

Në ndryshimet që u miratuan në fund të vitit 2017 në ligjin  “Tatimin mbi Vlerën e Shtuar” pika 2 e nenit 117, u riformulua duke i lënë atributet e përcaktimit të kategorive dhe kufirit Këshillit të Ministrave.

“Kufiri minimal i regjistrimit për TVSH-në, rastet e përjashtimit apo kufiri minimal i regjistrimit për kategori të veçanta, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave”, thuhet në ligj. Kufiri minimal për TVSH-ne është  2 milionë lekë por nuk vlen për këto profesione që janë automatikisht të përjashtuar me pikë të veçantë. Monitor

Tags: avokatetqeveriatvsh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.