Dibër, bise gjysëm metri borë

Dibër, bise gjysëm metri borë

598
0
Shares

Reshjet e dëborës janë bërë të dendura në zonat verilindore këtë pasdite.

Rrugët nacionale janë të hapura, por në Dibër një pjesë e fshatrave të thella janë bllokuar sepse trashësia e dëborës ka shkuar në 55 centimetra. Mjetet e kanë të vështirë të lëvizin, veçanërisht gjatë natës.

Reshjet e dëborës edhe në juglindje krijuan probleme në lëvizjen e mjeteve. Trashësia e dëborës në zonat e larta ka arritur deri në 40 centimetra.

Rruga e Kombit është e kalueshme. Kompania mirëmbajtëse ka angazhuar 5 borëpastruese, duke kane larguar dëborën, e duke hedhur edhe kripe.

Në Kukës dëbora ka rënë me intensitet të lartë për disa orë me radhë në lartësitë mbi 700 metra. Trashësia e saj në aksin Fushë Dukagjin-Tuneli i Kalimashit arrin deri në 20 centimetër.

Ndërkohe, aksi rrugor Kukës-Shishtavec qarkullohet pjesërisht me zinxhirë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY