Duket se nuk është shumë e qartë se kush do të vijojë të jetë në grupin parlamentar të PD-së, pas largimit të Eduard Halimit nga lista e Beratit.
Astrit Veliaj vjen menjëherë në listë pas Eduard Halimit. Por me ligjin e ri të zgjedhjeve ka kriter numri i grave në listë dhe të përfshira në Parlament.
Ndërkaq gruaja që vjje në listë e para në grupin e kandidatëve në Berat është Juvina Jani e cila është e 6 në qarkun e Beratit ku PD mori vetëm 1 deputet.
PD nuk zbatoi detyrimin e kodit zgjedhor për të vendosur 1 zonjë në 3 pozicione në listë dhe për këtë arsye u gjobitën nga KQZ. Sipas kodit zgjedhor në një qark ku një forcë politike ka gjobë, deputetët meshkuj zëvendësohen me femrat. Jani aktualisht mban postin e drejtueses së departamentit të punësimit dhe çështjeve sociale në PD në Berat.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/