Ka përfunduar raundi i dytë i votimit për kreun e FSHF-së. Në përfundim të këtij votimi, Presidenti aktual, Armand Duka, me mbi gjysmat e votave të fituara, rizgjidhet për herë të pestë, në krye të këtij organizimi të futbollit shqiptar. Kandidati rival i tij, Bashkim Fino.
Më herët raundi i parë i votimit për Presidentin e FSHF-së, është fituar nga kreu aktual, Armand Duka, me 39 kundrejt 22 votave të Bashkim Finos. Por këto vota nuk mjaftuan pasi sipas votimit të cilësuar për këtë raund Dukës i duhen 43 vota (2/3 e votave) për rizgjedhjen si President. Nga ky raund 4 vota janë konsideruar të pavlefshme.
Në raundin e dytë, mjaftonte votimi i thjeshtë, ku fituesi shpallej me 50 % + 1 të votave.
Votat
Armand Duka, 38 vota
Bashkim Fino, 24 vota
Të pavlefshme, 3 vota
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/