ARMAND DUKA RIZGJIDHET PRESIDENT I FSHF-së

ARMAND DUKA RIZGJIDHET PRESIDENT I FSHF-së

150
0
Shares

Ka përfunduar raundi i dytë i votimit për kreun e FSHF-së. Në përfundim të këtij votimi, Presidenti aktual, Armand Duka, me mbi gjysmat e votave të fituara, rizgjidhet për herë të pestë, në krye të këtij organizimi të futbollit shqiptar. Kandidati rival i tij, Bashkim Fino.

Më herët raundi i parë i votimit për Presidentin e FSHF-së, është fituar nga kreu aktual, Armand Duka, me 39 kundrejt 22 votave të Bashkim Finos. Por këto vota nuk mjaftuan pasi sipas votimit të cilësuar për këtë raund Dukës i duhen 43 vota (2/3 e votave) për rizgjedhjen si President. Nga ky raund 4 vota janë konsideruar të pavlefshme.

Në raundin e dytë, mjaftonte votimi i thjeshtë, ku fituesi shpallej me  50 % + 1 të votave.

Votat

Armand Duka, 38 vota

Bashkim Fino, 24 vota

Të pavlefshme, 3 vota

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY