Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO & EMRA/ Shkodër, u kapën me 2.2 kg kokainë, gjykata lë në burg bandën

06/02/2018
VIDEO & EMRA/ Shkodër, ja kush janë 7 trafikantët e kokainës dhe si u prangosën ata
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjykata e Shkodrës caktoi masën e sigurisë arrest me burg për 7 të arrestuarit si pjesë e grupit të kokainës.

Në burg u la 42-vjeçari Helidon Marku, i dënuar disa herë për vepra të rënda penale, Indrit Tagani, 30 vjeç, Erjon Zekaj, 31 vjeç, Saimir Arçi, 31 vjeç, Aldo Vruçaj 28 vjeç dhe Aleksandër Matoja, 31 vjeç. Për Kristjan Ujkaj, 31 vjeç, gjykata dha arrest me burg me afat 30 ditë.

Të arrestuarit akuzohen për krijimin e një grupi kriminal në fushën e shitjes së narkotikëve. Ata u arrestuan gjatë një operacioni të zhvilluar më datë 3 Shkurt, në një lokal nate në fshatin Bërdicë të Shkodrës. Ky ishte vendi ku shpërndahej rregullisht kokainë prej të paktën 3 vitesh. Autoritetet sekuestruan 2.2 kilogramë kokainë, si dhe bllokuan 489 mijë lekë 635 euro, tri automjete, 10 telefona celular etj.

Njoftimi i Policisë

Finalizohet  në Shkodër goditja e dytë  në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.

Pas tre muajsh punë intensive  përmes metodave speciale të hetimit, kurorëzohet  me sukses goditja e dytë në Shkodër, në kuadrin e Operacionit “Forca e Ligjit”, ku u godit një grup kriminal me veprimtari në fushën e mbajtjes dhe shitjes të dograve të forta.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me  Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Shkodër,  dhe Forcën Operacionale  në Policinë e Shtetit kanë goditur në orët e fundit Grupin kriminal “Kokaina”.

Ky operacion  u finalizua me sukses  pas një hetimi 3 mujor  me aplikimin  e  metodave speciale të hetimit.

Në këtë kuadër janë arrestuar,  7 shtetas  të dyshuar si anëtarë të këtij Grupi kriminal, e konkretisht:

  1. Helidon Marku, 42 vjeç, banues në Shkodër, person i dënuar disa herë për vepra të rënda penale.
  2. Indrit Tagani, 30 vjel,banues në Shkodër.
  3. Erjon Zekaj, 31 vjeç, banues Koplik i Sipërm, Malësia e Madhe.
  4. Saimir Arçi, 31 vjeç, banues në Shkodër.
  5. Aldo Vruçaj, 28 vjeç, banues në Shkodër.
  6. Kristjan Ujkaj, 31 vjeç, banues në Shkodër.
  7. Aleksandër Matoja, 31 vjeç, banues në Shkodër.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit H. K., 26 vjeç, banues në Shkodër.

Goditja e këtij grupi kriminal u realizua pas një punë të mirëfilltë hetimore me metoda speciale të hetimit të përdorura nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, Oficerëve të Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

Në vijim të këtyre hetimeve është provuar se shtetasi Helidon Marku është menaxher i një lokali nate në Shkodër dhe në bashkëpunim me shtetasit Kristjan Ujka, Saimir Arçi,  Erjon Zekaj Aldo Vruçaj, Indrit Tagani, Aleksandër Matoja, si dhe me shtetasin  H. K të shpallur në kërkim,  kanë zhvilluar prej kohësh aktivitetin kriminal të mbajtje, shitje të drograve të forta kokainë dhe heroinë, duke ua shitur klientëve brenda ambienteve të këtij lokali.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:

  • 2 kilogramë e 237.6 gramë lënde narkotike e dyshuar Kokainë.
  • 3 automjete të tipeve Audi Q5, Ford “Fiesta” dhe BMË.
  • 10 telefona celulare të markave te ndryshme.
  • 489.000 leke , 635 Dollare dhe 280 Euro,

Gjithashtu është vënë nën sekuestër  Lokal ”SAMPA” në ambjentet e të cilit zhvillohej ky aktivitet kriminal.

Materialet proçeduriale do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për kryerjen e veprës penale të “Prodhimit, mbajtjes e shitjes së narkotikëve” e përshtatje e lokalit për përdorim droge, kryer në bashkëpunim e parashikuar nga nenit 283/2, neni 285/a e 25 të Kodit Penal.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon punën intensive në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” për realizimin e plotë të objektivit për shkatërrimin e të gjitha grupeve të skeduara kriminale dhe sekuestrimin e aseteve të tyre financiare.

Tags: bandagjykatakokaine

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.