Një aksident më pasojë vdekjen ka ndodhur në rrugën e Kombit. Aksidenti ka ndodhur në segmentin rrugor Ura 6-metroshe në drejtim të qytetit të Kukësit, ku janë përplasur dy automjete, mjeti tip “Wolkswagen”, me drejtues P. Sh., banues në Kukës, me mjetin tip “Benz-fugon”, me drejtues A. D., banues në Kukës.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Wolkswagen”, i cili gjeti vdekjen në spitalin e Kukësit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po punon për shkaqet e rrethanave të aksidentit.





