LISTA/ Pasuritë që turisti luksoz Erion Veliaj i ka vjedhur Xhelal Mziut

LISTA/ Pasuritë që turisti luksoz Erion Veliaj i ka vjedhur Xhelal Mziut

121
0
Shares

Kreu i bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu ka reaguar sot për shpifjet e radhës, sipas tij, të “kolegut mashtrues” Erion Veliajt.
Sipas Mziut, nuk mund ta njohësh realitetin kur je tre ditë jashtë dhe një ditë brenda vendit dhe kur nuk njeh as kufijtë e territorit.
Më pas Mziu ka renditur një listë të gjatë me pasuri të bashkisë  së Kamzës që i janë zhvatur e vjedhur nga bashkia e Tiranës.

Reagimi i potë i Xhelal Mziut

Eshte e qarte se nuk mund ta njohesh realitetin kur je 3 dite jashte e 1 dite ne pune. Kjo i ka ndodhur Veliajt i cili, edhe pse prej dy vitesh eshte ne krye te Bashkise se Tiranes, nuk njeh ende kufijte territoriale, edhe pse ndarja eshte bere me ishuj, kujtojme qytetaret e Zall Herrit duhet te kalojne neper Kamez per te shkuar ne qendren e Njesise Administrative Tirane, ndarje politike!
Drejtoria e UKT ku sot ka bere analizen kolegu mashtrues i Tiranes eshte ne teritorin e Kamzes (qe brenda pranveres do merret nga Bashkia Kamez), por tubacioni qe kalon nga impianti i Bovilles drejt Tiranes menaxhohet nga UKT-ja e tij, pra nese ka abuzim apo vjedhje faj eshte i turistit me luksoz ne Shqiperi, kreut te Bashkise Tiranes. Sepse eshte nen menaxhimin e tij.
Ku e gjen kurajon kolegu mashtrues qe cdo dite merr nen mbrojtjen politike te qeverise:
– Territore padrejtesisht nga Kamza,
– Pyje nga Kamza.
– Qe merr funksione te deleguara nga qeveria qe duhet ti merrte Kamza por jane marre padrejtesisht nga Tirana si:
– Repartin e zjarrfikseve te Kamzes.
– Makinerite e financimin e Kullimit dhe Vaditjes qe i takonte Kamzes.
– Konviktin e shkolles mesme qe i takonte Kamzes.
– Fondin e Mirmbajtjes se rrugeve qe i takonte Kamzes
– Administrimin e pyjeve qe i takonte Kamzes.
Fakt eshte se Kamza ka aplikuar per 4 vite mbi 120 projekte tek qeveria, te refuzuara te gjitha, ndersa Bashkia e Tiranes ka marre 33,5 here me shume leke per fryme per banoret e Tiranes. A nuk jane njesoj banore, me te drejta te njejta si ne Kamez si ne Tirane?
Kjo eshte e verteta.
Veliaj ka kapur mediat dhe cdo mashtrim i tij behet lajm.
Po realiteti qe prekin e njohin qytetaret nuk ndryshohet me propagande te rreme.
Realiteti ndryshon duke u sherbyer njerezve, pavaresisht ku banojne, dhe per ke votojne.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY