Para seancës së sotme, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbledhur grupin parlamentar për të diskutuar për aksionin opozitar.
Mësohet se Basha ka thënë se zgjedhjet janë në rrezik dhe se pas protestës së 18 shkurtit të njoftuar dje do të ketë aksione të tjera.
“Nisim protestën më 18 shkurt, do vijojmë edhe më tej. Na duhet të mbajmë frymën e revoltës. Zgjedhjet janë në rrezik, maxhorancan po tenton t’i kriminalizojë e manipulojë”, ka thënë Basha në nisje të mbledhjes së grupit.




