Ish- futbollisti skocez per Tiranen e ‘70-s: Djemte ecnin te kapur per...

Ish- futbollisti skocez per Tiranen e ‘70-s: Djemte ecnin te kapur per dore, ishte e tepert

241
0
Shares

Fakti që Skocia dhe Shqipëria do të jenë në të njëjtin grup eliminator për Ligën e Kombeve ka zgjuar inters në shtypin skocez. Futbollisti skocez Danny McGrain duke folur për gazetën The Scotsman, kujton kohën kur ai me skuadrën e tij të famshme Sëlltik, vizitoi Tiranën për një ndeshje të Kupës së Kampionëve kundër Partizanit. Ishte viti 1979 dhe gjëja e parë që i thanë në klub para udhëtimit qe shqetësimi i mjekrës së tij. U fol për frikën se do ta ndalonin në aeroport për shkak të saj; e sqaruan se mjekrat e gjata, roku dhe plot gjëra të tjera nuk pëlqeheshin nga Enver Hoxha, diktatori shqiptar, shkruan politiko.al

“Uroj që të mos më kishin lënë të futesha,” rrëfen ish-futbollisti skocez për The Scotsman. Çdo herë që na sillnin për të ngrënë ishte e njëjta gjë: një lloj supe me një vezë sy përsipër. Në rrugë djemtë ecnin duke u mbajtur për dore. Për ne nga Perëndimi i Skocisë kjo ishte diçka e tepërt”.

Tirana është ndryshe tani shkruan The Scotsman, por në vitin 1979, kur McGrain luajti kundër Partizanit, gazetarët skocezë nuk u lejuan të udhëtonin me Sëlltikun, dhe disa prej lojtarëve u detyruan që të raportonin për ndeshjen për gazetat në Skoci.

Kujtime të këqija ka edhe një futbollist tjetër i Sëlltikut, George McCluskey. “Kërkova ushqimin e zakonshëm të para ndeshjes dhe më sollën një peshk që se kisha parë kurrë, me gjithë hala dhe me sy të zmadhuar që gati po më hanin. Ai gjithashtu mban mend se si kamarierët e shihnin gjithë dyshim mjekroshin McGrain dhe ai e pagëzoi me emrin ‘Baraba’.

“Fatmirësisht të gjithëve na u këshillua që të sillnim ushqime me vete. Unë e ndaja dhomën me Tommy Burns dhe kur u ktheva e gjeta që po hante fasule të ftohta nga nja kanoçe. Fytyrën e kishte të mbuluar me salcë domatesh dhe më tha “po vdes urie George, po ngordh”. Nxora nga çanta një sanduiç që ma kishte përgatitur ime shoqe dhe, po të doja mund t’i kisha marrë një dhjetshe (paund) për të.

Kur Sëlltiku mbërriti në Tiranë u ndesh me tanke. Shtatë vjet më parë kur në Shqipëri luante skuadra Hibernian e Edinburgut, lojtarët u pataksën nga prania e aq shumë karrocave me kuaj nëpër rrugë.

Udhëtimi i tyre në vitin 1972 mori për keq kur stadiumi i ndeshjes me Besën e Kavajës u ndërrua në minutën e fundit dhe kuzhinierët e skuadrës nuk u lejuan të futeshin. Rrugët ishin pa neone dhe trajneri dhe lojtarët u mbyllën në hotel. Fusha ishte në gjendje tmerri dhe himni kombëtar i Shqipërisë luhej në intervale të rregullta gjatë ndeshjes. Skuadra kundërshtare kishte veshur bluza ngjyrë qershie, por të gjitha me tone të ndryshme nga njëra-tjetra dhe me numra të shkruar në kurriz me bojë të bardhë.

Kur lojtarët u munduan të telefononin familjet e tyre në Skoci për t’u thënë se mbërritën mirë zbuluan se linjat ndërkombëtare punonin vetëm pak orë në ditë.

*Përgatitur nga Politiko.al sipas një shkrimi të gazetës skoceze The Scotsman.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY