Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha apelon dhe garanton investitorët e huaj: Mos u largoni, unë dhe qeveria ime në krahun tuaj

03/02/2017
Basha apelon dhe garanton investitorët e huaj: Mos u largoni, unë dhe qeveria ime në krahun tuaj
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ju ka bërë apel sot investitorëve të huaj, që të mos largohen nga Shqipëria.
Ai u ka premtuar investitorëve italianë në një takim që zhvilloi me ata, se “unë dhe qeveria ime do të jemi në krahun tuaj dhe do të ndërtojmë një histori suksesi dhe prosperiteti për ju dhe Shqipërinë e shqiptarët”.
Këtë apel dhe garanci, Basha e bëri në takimin me një grup prej rreth 90 investitorësh italianë, shumica prej të cilëve kanë ardhur nga Italia me interesin për t’u njohur me propozimin tonë ekonomik për të ardhmen.
Në takim, bashkë me sipërmarrësit ishte edhe senatori Paolo Romani, ish-Ministër i Zhvillimit Ekonomik dhe senatori Mario Mauro, ish-Ministër i Mbrojtjes së Italisë. Do të bashkëbisedojmë për vizionin dhe politikat ekonomike, që do të ndërmarrim pas zgjedhjeve të 18 qershorit.
“Ne jemi të vendosur dhe të përgatitur të kthejmë punën dhe investimet në vend. Fasadat nuk prodhojnë mirëqenie. Fabrikat, hidrocentralet, rrugët, investimet e huaja krijojnë punësim, zhvillim dhe mirëqenie”, bënte ët ditur Basha para takimit, në një postim të tijin në “Facebook”.
Në takimin e posaçëm me investitorë të huaj, Basha prezantoi me detaje programin ekonomik të PD-së me të cilin synon të vijë në qeverisje në qershor 2017 dhe veçanërisht, planin për tërheqjen e investimeve të huaj.
“Jam këtu  për t’ju garantuar se unë dhe qeveria ime do të jemi në krahun tuaj dhe do të ndërtojmë një histori suksesi dhe prosperiteti për Shqipërinë dhe shqiptarët,” tha Basha.
Sot, siç dëshmojnë të gjitha anketat e biznesit gjerman, investitorët italianë përfshirë, vuajnë nga një ekonomi ku mungon liria, nga një treg i deformuar dhe qeveri klienteliste dhe e korruptuar.
Katër vjet më parë qeveria rriti taksat dhe shumica shkoi për koncesione monopoliste që asfiksuan mundësitë e ekonomisë për vende pune.
Me pretekstin për të bërë shtet, tatimorët iu kanë krijuar vështirësi të paimagjinueshme investitorëve të huaj.
Përgjigja kryesore se cila ishte pengesa kryesore e të bërit biznes në Shqipëri sot ishte: Qeveria!
Ne do ta heqim këtë pengesë. Qeveria do të jetë në krahun tuaj me rregulla të lehta dhe të drejta, një qeveri e vogël.
Jam shumë mirënjohës të ndaj me ju sot mundësitë, vizionin që unë dhe PD – padyshim ekipi më i mirë ekzistues në Shqipëri me ekspertë vendas dhe të huaj – kemi hartuar për politikat ekonomike dhe fiskale.
Koncesionet do të anulohen:  400 milionë euro në vit, para që iu paguhen 5-6 klientëve.
Ky është programi ekonomik me taksat me të ulëta në historinë e demokracisë dhe vendos gjithçka në mbështetje të sipërmarrjes së ndershme.
Koha nuk pret më, Shqipëria po pret për ndryshim dhe unë ju ftoj që të bëhemi pjesë e këtij ndryshimi: Investitorët e huaj, investitorët italianë në veçanti!”, u shpreh midis të tjerave Lulzim Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Bllokohet dhënia  e pasaportave deri më 4 janar

Shtetësia për ‘sportistë elitarë’, skandali që po pasuron zyrtarët, trafikantët dhe drejtuesit e Federatave

11/05/2026
Lezhë, ndau tokat me dokumente false, arrestohet ish-shefi i Shërbimeve në komunën e Shëngjinit

Toma, nga drejtor Kadastre tek ndertues i njohur në Shëngjin, mori leje për kullë

11/05/2026
“Faji mbetet jetim”, nuk e ka Edi Rama – zbulohen shkaqet e mosmbledhjes së të ardhurave

Rama fiton gjyqin me ish-drejtoreshën, Shehaj: Nuk i ndahem, do ta çoj në Apel

10/05/2026
Bëhet për spital aktivisti i opozitës nga Dajçi, qëllohet në Mamurras

Bëhet për spital aktivisti i opozitës nga Dajçi, qëllohet në Mamurras

10/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Bllokohet dhënia  e pasaportave deri më 4 janar

Shtetësia për ‘sportistë elitarë’, skandali që po pasuron zyrtarët, trafikantët dhe drejtuesit e Federatave

11/05/2026
Lezhë, ndau tokat me dokumente false, arrestohet ish-shefi i Shërbimeve në komunën e Shëngjinit

Toma, nga drejtor Kadastre tek ndertues i njohur në Shëngjin, mori leje për kullë

11/05/2026
“Faji mbetet jetim”, nuk e ka Edi Rama – zbulohen shkaqet e mosmbledhjes së të ardhurave

Rama fiton gjyqin me ish-drejtoreshën, Shehaj: Nuk i ndahem, do ta çoj në Apel

10/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.