VIDEO & EMRAT/ Itali, operacion i madh antidrogë, 18 të arrestuar shqiptarë...

VIDEO & EMRAT/ Itali, operacion i madh antidrogë, 18 të arrestuar shqiptarë e italianë

294
0
Shares

Një operacion i madh antidrogë që përfshiu mbi 90 karabinierë të Kompanisë së Raguzës, të mbështetur nga karabinierët e “Cacciatori di Sicilia”, njësitë me qen dhe Bërthama e Helikopterëve, ka sjellë arrestimin e 18 personave të moshave nga 20 në 40 vjeç, midis tyre edhe disa  shqiptarë.

Operacioni “Flipper”, i autorizuar nga gjykata e Raguzës me kërkesë të Prokurorisë së Republikës, ka ardhur edhe pas kërkesave për ndihmë nga shumë prindër të preokupuar nga rritja e tregtisë së narkotikëve në shtëpitë e sheshet publikë të pjesës së sipërme të qytetit sicilian.

Hetimet e kryera në disa qytete kanë sjellë procedimin e 32 personave, pesë prej të cilëve në gjendje të lirë, ndërkohë që janë sekuestruar mbi katër kilogramë hashash e marijuanë, si dhe një sasi eurosh të përfituara nga veprimtaria e paligjshme.

Emrat
Andrea Ferrera, 31 vjeç, italian
Mirko Ferrera, 24 vjeç, italian
Elvis Maloku, 20 vjeç, shqiptar
Alandro Maloku, 22 vjeç, shqiptar
Alessandro Avola 38 vjeç, italian
Daniele Vasquez, 41 vjeç, italian
Enrico Scenna 38 vjeç, italian
Mario Dinicola, 44 vjeç, italian
Vito Lo Magno, 49 vjeç, italian;
Carmelo Leone, 42 vjeç, italian
Alessio Garozzo, 27 vjeç, italian
Vincenzo Scenna, 19 vjeç, italian
Francesco Cilenti, 31 vjeç, italian
Marian Lucian, Codreanu, 25 vjeç, italian
Ayman Sokmani, 22 vjeç, italian
Giovanni Zisa, 50 vjeç, italian
Ouadah Hassen , 20 vjeç, tunizian
Fathi Grami, 32 vjeç, tunizian

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY