Ne foto, nje nga shortet qe u hodh ne kuvend gjate perzgjedhjes se institucioneve te reformes ne drejtesi
Zgjidhen anetarët e KLGJ dhe KLP nga nënkomisioni ad hoc në Kuvend duke përmbushur një moment të rëndësishëm të reformës në drejtësi.
Përmes shortit nënkomsioni i Kuvendit ka zgjedhur nga 5 anëtarë për secilin nga Këshillat. Kështu për anëtarë të KLGJ dhe KLP janë zgjedhur:
KLGJ: Altin Hazizaj, Erion Muharremaj, Ilir Panda, Arben Vani, Sokol Lamaj.
KLP: Kozma Jano, Floreta Gjini, Eneida Sema, Alfred Balla, Mirela Bogdani,
Në përfundim deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashki tha se kjo është një listë e majtë për këshillat. Shorti nuk e shmnagte dot këtë problem pasi që më herët janë shkelur rregullat e parashikuara në ligj nga Sekretari i përgjithshëm i Kuvendit. Janë këta që do të zgjedhin Prokurorin e Përgjithshëm dhe Spakun më pas ndërkohë që nuk kanë përmbushur kriteret për të qënë në këto këshilla, përfundoi Bylykbashi.
Pas këtij momenti lista do ti përcillet parlamentit për votim.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/