VRASJA NE TIRANE/Arjela, studente e drejtesise

VRASJA NE TIRANE/Arjela, studente e drejtesise

386
0
Shares

Vajza e qëlluar për vdekje Arjela Murati 21 vjec eshte studente e vitit te trete ne drejtesi nga Fieri. Ajo vra sot nga nje i ri pak metra larg spitalit nen tereza. Edhe pse shkoi e gjalle ne spital nuk arriti dot te mbijetonte plageve te marra. Arjela ishte nisur per te shkuar per vizite ne shtepine se motres ndersa eshte ndjekur nga 23 vjecari Aldosen Belulaj po nga Fieri.

Ky i fundit ka qelluar mbi te pas refuzimit te vazhdueshem te vajzes per t’u lidhur me te dhe me pas ka qelluar veten ne koke.

Arma e përdorur është një zastava dhe besohet se është qëlluar 6 herë ndërkohë që dëshmirarët në vendngjarje flasin vetëm për tri të shtëna.

Janë mësuar emrat e personave të përfshirë në vrasjen e dyfishtë sot pasdite para spitalit Nene Tereza në afërsi të Fakultetit të Mjekësisë.

Njoftimi i policise:
Rreth ores 14.52, ka ardhur nje telefonate ne Sallen Operative se para portes se Fakultetit te Mjekesise ka ndodhur një vrasje me armë zjarri.

Menjëherë kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupi hetimor.

Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se shtetasi A.B, rreth 23 vjeç nga Fieri ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasen A.M, 21 vjeçe nga Fieri studente, viti i tretë për Drejtësi, e cila ka ndërruar jetë.

Më pas shtetasi A.B. ka qëlluar dhe veten po me armën e zjarrit dhe ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë.

Paraprakisht dyshohet se shkak per ngjarjen e rende ishte kerkesa per lidhje, e refuzuar nga vajza.

Grupi hetimor në vendgjarje ka sekuestruar paraprakisht në cilësinë e proves materiale nje arme zjarri pistolete dhe dy gezhoja.

Po vijon puna per zbardhjen e plote te rrethanave te ngjarjes.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY