Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/ Basha: Ja kur e mbyll mandatin kjo qeveri dhe prova që duhet të kalojë me sukses LSI

10/01/2018
VIDEO/ Basha: Ja kur e mbyll mandatin kjo qeveri dhe prova që duhet të kalojë me sukses LSI
Share on FacebookShare on Whatsapp

I ftuar në “Fakt” të gazetarit Çim Peka në Syri.net, kreu i opozitës Lulzim Basha ju ka bërë  thirrje shqiptarëve që ti bashkohen protestës së 27 janarit. Basha tha se shqiptarët e kanë në dorë largimin e Edi Ramës.  “Unë i bëj thirrje çdo intelektuali çdo shqiptari që të jenë në këtë protestë. Ky njerëzit i trajton si dele, i detyron të shesin votën, pastaj i braktis. Kjo është filozofia e Edi Ramës. Prandaj kërkesa për pjesëmarrje nuk është as e tepër dhe as e pavend. Protesta është një mjet i opozitës, ndërsa objektivi është që banditët të shkojnë në burg dhe të zbatohet reforma në drejtësi, sepse sot nuk kemi reformë në drejtësi. Sapo u bë kapja e prokurores, u lirua Orest Sota, u kthyen pasaportat, pra kemi një ushtrim të mirëmenduar nga kupola politike, të Ramës, Gjuknurit, Ahmetajt, Çakos, të cilët duan të ndalin drejtësinë, për të ndalur efektet e një drejtësie të vërtetë. Pra e gjitha kjo që po ndodh ka vetëm një qëllim të mbrojë Edi Ramën. Unë kam bindjen më të thellë se shqiptarët e bashkuar do të largojnë këtë aleancë. Dua tu them shqiptarëve që kjo qeveri kjo aleancë e krimit me Edi Ramën kryeministër, që është shkaktari i varfërisë, merr fund. Pra është në dorën e njerëzve që të marrë fund. Për të treguar se ky është një pushtet që nuk i takon këtij grupi ujqërish është protesta. Shqiptarët duhet ta dinë se PD është e vetmja familje vlerash, e cila nuk ka pranuar në asnjë çast të shkelë mbi këto vlera, dhe jo vetëm që nuk i ka shtrirë dorën krimit, por edhe kur i ka shtrirë dorën krimi por e ka refuzuar. PD është një parti që nuk bën kompromis me krimin. Mandati i Ramës është në dorë të shqiptarëve. Nëse shqiptarët vendosin që ky nuk e mbyll mandatin, ai nuk e mbyll mandatin. Nëse shumica e shqiptarëve dalin në 27 janar, jam i bindur që ai do rrëzohet”, deklaroi Basha.

Kryetari i partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha më tej se Edi Rama ka vendosur fatin politik në momentin që ka bërë paktin me krimin. Basha tha se tashmë i takon shqiptarëve që të bëjnë realitet një orë e më parë këtë fat politik të Ramës. Basha theksoi se një qeveri pa Edi Ramën është një parakusht për zgjedhje të lira dhe të ndershme. “Nuk ka asnjë dilemë, qëllimi i PD dhe aleatëve të saj, LSI dhe çdokujt tjetër është largimi një orë e më parë i Edi Ramës. Madje edhe socialistët ndjehen të turpëruar nga kjo gjendje. Në Kuvend ka deputetë të PS-së që ndjehen të turpëruar”, tha Basha.

Në vijim, kreu demokrat tha se Rama nuk mund të bëjë njëkohësisht edhe t’i shërbejë Shqipërisë dhe t’i shërbejë krimit, pasi ai ka bërë zgjedhjen e dytë. Në lidhje me bashkëpunimin me LSI-së, Basha tha se ajo ka qenë në pushtet me Edi Ramën, por për fatin e mirë, ato janë vetëdijshëm për pjesën e tyre të përgjegjësisë, sikundër ka një angazhim total për t’u përballur me Ramën. “Të paktën këtë kanë deklaruar deri më tani, tashmë protestat që do të vijnë janë një provë që ata duhet ta kalojnë me sukses. Ne duhet të çlirojmë qeverisjen, Shqipërinë, shoqërinë, familjen shqiptare nga krimi”, tha Basha. Sipas tij, çdo energji opozitare duhet të bashkohet pasi ky është një parakusht për të fituar betejën e të mirës ndaj të keqes.

https://www.facebook.com/portali.syri.net/videos/1709173562497259/

Tags: Edi RamaLSILulzim Bashaqeveria

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

24/01/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Irena Gjoka vijon deklaratat si në formular, letër KLGJ për pafajësi

24/01/2026
Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

24/01/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Irena Gjoka vijon deklaratat si në formular, letër KLGJ për pafajësi

24/01/2026
Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.