Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ky është numri i të punësuarve në ministri, ulet numri i ministrave shtohen punonjësit

09/01/2018
Ky është numri i të punësuarve në ministri, ulet numri i ministrave shtohen punonjësit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Open Data Albania po përditëson të dhënat në lidhje me numrin e të punësuarve në institucionet buxhetore për vitin 2018. Të dhënat janë marrë nga tabelat shoqëruese të ligjit për buxhetin e shtetit 2018. Insitucionet Buxhetore janë ministritë, axhensitë qeveritare apo institucionet e pavarura dhe ato kushtetuese. Pagat e tyre mbulohen nga Buxheti i Shtetit.

Në vitin 2018, sipas ligjit nr.109/2017 për buxhetin e shtetit, në institucionet buxhetore të Republikës së Shqipërisë do të jenë të punësuar 81 753 (tetëdhjetë e një mijë e shtatëqind e pesëdhjetë e tre) punonjës. Krahasuar me vitin 2017, për totalin kemi një rritje me vetëm 40 punonjës.

Institucionet me numrin më të madh të të punësuarve për vitin 2018 janë Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Vetëm Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë zë rreth 38% të numrit total të të punësuarve buxhetorë për vitin 2018.

Në vitin 2018, do të kemi 5 ministri më pak se në vitin 2017, kjo si shkak i shkrirjes së këtyre ministrive dhe bashkimi me ministri të tjera. Në vitin 2017 kishim 16 ministri, ku së bashku me të punësuarit në Kryeministri, bënin një numër total prej 75 996 punonjësish. Këtu flitet për aparatet e ministrive dhe institucione të vartësisë nga ministritë.

Në vitin 2018 do të kemi 11 ministri dhe po ashtu aparatin kryeministror. Kjo përbën një numër total prej 75 654 punonjësish.

Kryeministria nga 244 punonjës që ka pasur një vit më parë, në 2018 parashikon të ketë 150. Kryeministria ka një tkurrje me 94 punonjës në vitin 2018 krahasuar me vitin 2017.

Në total në vitin 2018 do të kemi një tkurrje me 342 punonjës në aparatin e ministrive dhe kryeministrisë. Një pjesë e shkurtimeve reflektohen në zhvendosjen e punonjësve të sektorit të teknologjisë së informacionit drejt AKSHI-t.

Në institucionet e tjera jo ministri, do të kemi të punësuar 6 099 punonjës për vitin 2018. Pothuajse të gjithë institucionet e tjera jo ministri kanë të njëjtin numër punonjësish ose kanë rritje të këtij numri. Përjashtim bën Autoriteti Shtetëror Gjeohapsinor (ASIG) që ka një tkurrje me 2 punonjës.

Shtimin më të madh të numrit të punonjësve në institucionet e tjera jo ministri, kanë Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Agjencia e Zhvillimit të Territorit, Agjencia për Hapje, Dialog dhe Bashkëqeverisje, Kontrolli Lartë i Shtetit, Agjencia Telegrafike Shqiptare, Instituti Statistikës, Autoriteti për të Drejtën e Informimit mbi dokumentet ish-sigurimit dhe Presidenca. Shiko tabelat dhe vizualizimet në Artikull.

Në vitin 2018, sipas parashikimeve buxhetore na rezulton se krijohen disa institucione të reja. Kështu buxhetohen për herë të parë tre Institucione të Sistemit të Drejtësisë:Komisioni i Pavarur i Kualifikimit  me 50 punonjës, Kolegji i Posaçëm i Apelimit me 37 punonjës, Komisioneri Publik me 26 punonjës dhe Institucione të tjera si: Qendra kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit dhe Agjencia për Diasporën. Institucione të tjera të drejtësisë nuk kanë patur ndryshime të theksuara, përjashto Gjykatën Kushtetuese me një shtesë prej 8 pozicione punësh.

Tags: numri i ministrive dhe te punesuarveopen data

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.