Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ngecin hetimet për Qazim Sejdinin dhe familjarët e tij, Kryeprokurorja e përkohshme largon dhe kreun e prokurorisë së Elbasanit

09/01/2018
DOSJA & EMRA/ Elbasan, superhetim për pastrim parash, mes tyre dhe familja e Qazim Sejdinit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeprokurorja Arta Marku largon dhe kreun e prokurorisë së Elbasanit Dritan Gina. Prokurori Gina, u emërua në këtë post në 3 nëntor 2016 nga Adriatik Llalla. Dritan Gina është bashkëshorti i Rovena Gashit, e cila sot ka paditur në Gjykatë Administrative urdhrin e lirimit nga detyra e Drejtorit të Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë, të kryeprokurores Arta Marku. Gina mori sot urdhrin e lirimit dhe pritet të ketë një deklaratë për median.

Largimi i kreut të Prokurorisë s Elbasanit, vjen në një kohë kur kjo prokuroi, përveç dosjeve kriminale që ka nën hetim, ishte në fazën e një superhetimi për pastrim parash ndaj familjeve kryesore të Elbasanit, ndër të cilat përfshihen edhe afërm të kryebashkiakut Qazim Sejdini. Ky superhetimi përfshin familje e persona që janë pronare të bizneseve të ndryshme me miliona euro xhiro e fitime. Në kuadër të këtyre hetimeve me një kërkesë zyrtare, Prokuroria e Elbasanit i ka kërkuar drejtorisë Rajonale të Tatimeve që të japë informacion për 66 persona, nëse janë të regjistruar si subjekte, a i kanë paguar detyrimet dhe çfarë fitimi kanë pasur ndër vite.

Ish-shefi i prokurorisë së Elbasanit Dritan Gina, kishte deleguar drejtuesin e seksionit Erida Kokonozi, për të ndjekur dosjen voluminoze. Kërkesa për drejtorinë tatimore mban datën 27 tetor 2017 dhe ajo vjen pas regjistrimit të procedimit penal me nr. 1542 për veprën penale te “pastrimit te produkteve te veprës penale dhe veprimtarisë kriminale” te parashikuar nga neni 287 i kodit penal. Hetimet duket se janë zgjedhur në një përmasë të paparashikuar në nisje të dosjes. Ato përfshijnë emrat më të njohur në Elbasan dhe jo vetëm. Mes tyre është vajza e kryebashkiakut Qazim Sejdini dhe bashkëshorti i saj, dhëndri i kryebashkiakut dhëndri i Sejdinit dhe babai i tij si dhe Suel Çela dhe i ati i tij Petrit Çela, të bërë të njohur pas incidentit me policinë në hyrje të tregut të qytetit. Por nën hetim për pastrim parash janë edhe persona që kanë qendra tregtare, kompani ndërtimi, kompani transporti, lokale e biznese nga më të ndryshmet. Bie në sy fakti se shumë prej emrave përbëjnë familje të tëra. Prokuroria dyshon se pronat janë transferuar mes anëtarëve të të njëjtës familje me qëllim fshehjen e te ardhurave. Ky hetim që prej elitën ekonomikë të Elbasanit vjen në kohën kur procesi i Vetting-ut në drejtësi sapo ka nisur por ai do të përfshijë sigurisht edhe lidhjet e biznesit dhe krimin dhe drejtuesit politike në nivel lokal dhe qe qendror. DRONI.al

Tags: Arta MarkuDritan GinaElbasanLargimprokuroria

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.