RAPORTI/ Ja si e shikon CIA Shqipërinë për vitin 2018, çfarë pritet...

RAPORTI/ Ja si e shikon CIA Shqipërinë për vitin 2018, çfarë pritet të ndodhë

182
0
Shares

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë që të luftohet korrupsioni në të gjitha nivelet. CIA, ka publikuar raportin më të fundit për Shqipërinë, ku bëhet një përmbledhje e situatës politike dhe ekonomike në vendin tonë.

Çdo vit agjencia inteligjente amerikane përditëson të dhënat për shumë shtete të botës dhe së fundmi ka nxjerrë raportin më të ri për vendin tonë. Aty theksi vihet te lufta ndaj korrupsionit, krimi i organizuar dhe te integrimi në Bashkimin Europian. Sipas raportit, Shqipëria duhet që të përmbushë me sukses të gjitha qëllimet e reformës në drejtësi, me qëllim që të hapen dyert e Bashkimit Europian.

“Shqipëria në nëntor të vitit 2016 mori rekomandimin nga Komisioni Europian për të hapur negociatat e pranimit në BE, por me kusht zbatimin e reformës në drejtësi, e cila u miratua po në këtë vit”, thuhet në raport. Ashtu si një vit më parë, sërish CIA deklaron se korrupsioni është problem kryesor dhe ai po ndal investimet në Shqipëri. “Procedurat komplekse tatimore dhe të licencimit, sistemi i dobët gjyqësor, korrupsioni endemik, zbatimi i dobët i kontratave dhe çështjet pronësore, si dhe infrastruktura e vjetruar, kanë kontribuar për krijimin e një mjedisi të dobët për biznesin dhe kanë bërë që të largohen investitorët e huaj. Që prej vitit 2015, qeveria ka nisur një program ambicioz duke stabilizuar taksat dhe duke formalizuar ekonominë.

Në korrik 2016 Shqipëria miratoi ndryshimet kushtetuese, të cilat do të reformojnë gjithë sistemin e drejtësisë, ku do të luftohet thellë korrupsioni dhe do forcohet sundimi i ligjit”, thuhet në raport.

Pastrimi i parave dhe droga

Një tjetër problem sipas CIA, është dhe trafiku i drogës. Në raport thuhet se Shqipëria shërben si rrugë kalimi për kokainën e Amerikës së Jugut, kryesisht nga Kolumbia, por edhe për opiumin që vjen nga disa vende aziatike. Për CIA, Shqipëria njihet për kultivimin e kanabisit. “Shqipëria shërben si rrugë kalimi për opiumin dhe hashashin nga veri-perëndimi i Azisë, si dhe për një sasi të konsiderueshme të kokainës nga Amerika e Jugut, të cilat më pas tregtohen në Evropën Perëndimore. Është zgjeruar prodhimi i kanabisit. Organizatat e narko-trafikut janë aktive dhe janë shtrirë në vendet e Evropës. Ka pastrim të lartë të parave, të lidhura me trafikimin e lëndëve narkotike, armëve, apo punë të tjetra të paligjshme të kryera nga zyrtarët dhe kriminelët”, është ky përshkrimi i CIA-s për Shqipërinë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY