Qeveria shqiptare po lobon për rritjene kuotave të aguceve por ndërkohë deklaron se ia ka dalë të rritë kuotta e peshkut ton.
Ministri për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural Niko Peleshi në një intervistë për “Monitor” bëri me dije se açugia është a para për të cilën është menduar subvencion dhe që efekti i kësaj lëvizje pritet të jepet në një punësim më të madh.
“Besojmë se këtë vit do të kemi një rritje të mirë dhe po ashtu edhe vitin tjetër, edhe për shkak të mbështetjes së posaçme që duam t’i japim peshkimit. Në skemën kombëtare, ne kemi parashikuar deri tani një subvencion për açugen, pra subvencion për kilogramë të kapura, ndërkohë që duam që përmes këtij subvencioni, të rrisim sasinë e açuges së kapur në mënyrë që pastaj siç kemi filluar negociatat, të rrisim kuotat në Bashkimin Europian, për açugen dhe të shtojmë punësimin, sepse llogaritet që vetëm nga ky subvencion, por duhet ta shohim sesa do të rezultojë e vërtetë, ne do të shtojmë 1 – 2 mijë vende të reja pune. Në takimin që pata me komisionerin e Bashkimit Europian të DG Mare kemi ngritur çështjen e kuotave të açuges. Çështja është që për të marrë më shumë kuota duhet të tregojmë që ne arrijmë të peshkojmë aq açuge sa na kanë përcaktuar dhe nëse e tejkalojmë pastaj kemi mundësi të kërkojmë për më tepër” pohon Peleshi në këtë intervistë.
Kuotat e aguces kanë shkaktuar vazhdimisht polemika mes Shqipërisë dhe vendeve fqinje e vecmas Italisë. Në vitin 2005 Italia kërkoi që Shqipëria të ulë kuotat e prodhimit të saj për të marrë votën e këtij për Marrëveshjen e Asocim Stabilizimit.
Por ndërkaq Shqipëria ka kuota të plaotësuara për prodhimin e peshkut ton vitet e fundit, kuota të cilat ajnë shitur në vendet e tjera pa transparencë ndaj publikut. Prandaj duket e cuditshme që Shqipëria ka negocuar për rritjen e këtyre kuotave si shprehet ministry në intervistën e tij.
“Negociuam me shumë sukses kuotat e tonit dhe arritëm që pothuajse t’i dyfishojmë nga 57 tonë në 100 tonë kuotat e tonit dhe kjo do të ketë impakt edhe për industrinë dhe për punësimin. Ndërkohë që kemi rënë dakord me Organizatën Ndërkombëtare të Administrimit të Kuotave të Peshkimit për rritjen e kuotave të tonit me 20-30 për qind nga viti në vit deri në vitin 2019, për kuotat e tonit” shprehet ministri.
Industria e peshkimit në vendin tonë është e pazhvilluar dhe në pjesën më të madhe të saj është përpunim. Investimet e saj vlerësohen në rreth 39 milionë euro ndërkohë që eksportet e saj janë të orientuara në pjesën më të madhe në vendet e Bashkimit Europian.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/